Panorama Sport (Albania)

Luftë me erën dhe përleshje, Oriku likuidon Burrelin

-

Oriku likuidon Burrelin. Bregdetarë­t e kishin “për jetë a vdekje” këtë ndeshje dhe ia dolën, ndonëse u luajt në kushte tejet të vështira atmosferik­e. Era që kapte shpejtësin­ë 16 metër për sekondë, që e llogaritur me tabelën e “Bafordit” shkonte në një mesatare 80 km në orë. E megjithatë, “show” dhe nervat nuk munguan. Qysh në minutat e para kur Joel shtyn një nga lojtarët vendës dhe ky moment ka përfshirë në sherr të gjithë futbollist­ët, teksa nuk kanë munguar sharjet dhe shtyrjet mes tyre. Gjyqtari Laver Alla kërkon nga lojtarët të qetësohen, duke i paralajmër­uar për masa. Pas këtij momenti, zhbllokohe­n shifrat. Në të 7-ën një goditje perfekte dënimi e Karvahal shkon në rrjetë. 11 minuta më vonë, Burreli do të barazonte. Stana shërben për Kolecin, që kthen topin plot klas dhe e dërgon aty ku Muho vetëm e shoqëron me shikim. Edhe minutat në vijim do të ishin “luftë” me erën, por edhe me nervat. Farruku shtyn me shpatull Gjokën dhe më pas e gjuan me shkelm. Kaq ka mjaftuar për të pasur përsëri përleshje në grup. Ndërhyjnë stafet teknike dhe gjyqtari e kalon duke këshilluar lojtarët. Në nisje të pjesës së dytë, era do të ishte sërish protagonis­te. Miqtë

kërkojnë me ngulm të shënojnë me Kolein, por Muho ia mohon golin. Burreli shton presionin, por lojtarët e Orikut mbrohen mirë. Në momentin më të mirë, miqtë goditen, teksa Jonel merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë. Përfitojnë orikasit që tre minuta më pas do të

shënonin golin e fitores. Zholi në zonë pason për Matues që mposht Birjën. Minutat e mbetura nuk do të ndryshonin gjë. Në fund të fundit, Muho i mohon një barazim të mundshëm Stanës. Oriku merr një trepikësh me shumë vlerë në shtëpi, për të vijuar rrugëtimin e mbijetesës. ERMAL SIKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania