Panorama Sport (Albania)

Lushnja-apolonia, në “paqe”

Basha shënon i pari, por Gjata e zhvlerëson para 1000 tifozëve

- ALBAN ALUSHI

Derbi i “krizës” mbyllet pa fitues, pika e marrë nuk i largon nga rreziku

Lushnja-apolonia ndahen në “paqe”. Mbyllet pa fitues derbi i Myzeqesë, i luajtur në praninë e 1000 tifozëve në “Roza Haxhiu”. Edhe pse u duk që verdhejesh­ilët do të fitonin, nuk ishte e thënë. Mendoi Mario Gjata që të zhvlerëson­te Adriatik Bashën dhe të jepte një pikë për fierakët. Një pikë që nuk vlen shumë, pasi mbeten të 10-ët. Aq më pak lushnjarëv­e që zbresin në të 12-in, për shkak të golavarazh­it më të dobët se Oriku.

PJESA E PARË - Që në minutat e para, Apolonia shfaqet në zonë. Në të 3’-ën Gjata ul një top me gjoks për Shanajn, i cili godet vetëm jashtë. I njëjti rezultat edhe 2 minuta më vonë, kur Maksuti “gatuan” një mundësi për Gjatën. Lushnja shfaqet vetëm në të 12-ën, por ajo tentativë e Cankës devijohet nga Harizaj. Ky i fundit ia mohon golin Kananajt në të 19-ën, por në të 20-ën e pëson. Magani kroson bukur nga e djathta dhe Basha, i dalë në sulm, devijon saktë me kokë.

Portieri nuk e ndal topin që shkon në rrjetën e Apolonisë. Me mbështetje­n e publikut, Lushnja mbetet në sulm. Në minutën e 31-të, Canka shërben për Kananajn, që këtë herë godet nga e majta, por Harizaj devijon sërish në korne. Apolonia rishfaqet në

fund. Ndubuisi shënon pas pasimit të Gjatës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

PJESA E DYTË - Skuadrat nuk janë më ato të 45 minutave të para. Ritmi ka rënë ndjeshëm dhe monotonia gllabëron 15 minutat e

para të së dytës. Ashtu si në qetësi, Apolonia i jep goditjen Lushnjës. Të zotët e shtëpisë kanë hapësira në mbrojtje. Në minutën e 23-të këmbëngulj­a e Antoni Umejiegos e zhvendos aksionin te Gjata. Sulmuesi është i lirë në zonë. I qetë, godet saktë në të djathtë të Kaloshit dhe çon shifrat në 1-1. Lushnja bën volum të madh loje deri në fund, por nuk ka asgjë konkrete. Apolonia administro­n minutat e mbetura dhe merr barazimin. Derbi përfundon në “paqe”, me lushnjarët që mbeten në zonën e rënies.

 ?? ?? Çast nga Lushnja-apolonia
Çast nga Lushnja-apolonia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania