Panorama Sport (Albania)

Troisi: Idrizi ka të drejtë, por kushti i tij nuk më fut në presion

Trajneri: E kalojmë Besën, e sigurt që ngjitemi

- ERMAL SIKA

Marcelo Troisi ka bindjen se ky Flamurtar do të ngjitet në Superiore. Braziliani thotë se po punon fort për këtë objektiv. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, braziliani rrëfehet për gjithçka, përfshi këtu edhe kërkesat e Sinan Idrizit. I jep shumë të drejtë presidenti­t që kërkon vendin e parë, ndërsa thotë se këtë gjë e dëshirojnë të gjithë.

Luani në Berat përballë Besës nesër (sot). Si e shikoni këtë ndeshje?

Të jem i sinqertë, është një përballje shumë e vështirë. Besa ka një ekip të mirë dhe një trajner shumë të mirë gjithashtu, sikurse është Gugash Magani. E di fare mirë që do të jetë një ndeshje e fortë dhe jam shumë i ndërgjegjs­hëm për këtë. Megjithatë, ne jemi përgatitur gjatë gjithë javës për të marrë maksimumin.

Keni një grup me shumë të huaj, por me cilësi dhe eksperienc­ë. Ju shkakton “dhimbje koke” kjo gjë?

Për ndeshjen me Besën të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicio­n. Ende nuk kam vendosur se kush do të luajë. Në fakt, është e vështirë përzgjedhj­a për ndërtimin e një formacioni.

Presidenti ka vendosur si kusht vendin e parë, asnjë pozicion tjetër në renditje. Jeni në presion?

Të gjithë duam vendin e parë. Presidenti ka të drejtë. Ne e dimë që kampionati është i vështirë dhe duhet të kthehemi në formën më të mirë. Nuk kam presion, por jam i vetëdijshë­m që nuk jemi aty ku duam, ndaj nuk jemi të lumtur për këtë. Idrizin e falënderoj­më shumë për mbështetje­n e pakursyer, të cilën na jep dhe që na qëndron pranë gjithmonë.

Idrizi është i pakënaqur edhe nga paraqitja me Turbinën, ku me ironi tha se ju dhe futbollist­ët po festonit Shën Valentinin. Keni një koment?

Në ndeshjen me Turbinën unë bëra disa ndryshime dhe eksperimen­te. I bëra këto lëvizje pasi hoqa disa dyshime që kisha në aspektin teknik. Besoj se më shërbyen për vazhdimin më tej të kampionati­t. E rëndësishm­e është që e fituam atë takim.

Ju kënaq ky Flamurtar, është në atë nivel që ju doni?

Ne po rritemi në kampionat. E nisëm fazën e dytë më mirë se të parën. Mjafton të shikoni statistika­t. Nga nëntë pikë në lojë, fituam shtatë. Po punojmë çdo ditë për të shkuar aty ku duhet dhe për të arritur objektivin.

Gara është bërë shumë e fortë dhe e luftuar. Do të ngjitet në Superiore ky Flamurtar?

Unë po punoj fort me shumë këmbëngulj­e, por edhe me përgjegjës­i të madhe për ta arritur këtë gjë. Flamurtari do të ngjitet në Superiore. Jam i bindur për këtë gjë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania