Panorama Sport (Albania)

Magani: E vështirë do të jetë, uroj që sulmuesit të kenë zënë “mend”

-

Besa nuk e mendon “blofin” kundër Flamurtari­t. Edhe pse kjo javë solli surpriza të mëdha, ata janë gati dhe të karikuar për të kaluar me sukses javën e 17-të. E luajnë në Berat dhe qëllimi është fitorja. Këtë e thotë edhe Gugash Magani, ndonëse e pranon vështirësi­në. Ai e quan të paparashik­ueshëm këtë 90-minutësh, ndërsa për “Panorama Sport” shprehet: “Nëse në sezonet e tjera kishte disa ekipe në fund të tabelës në këtë fazë të kampionati­t dhe besoje se ishte fitore e sigurt, këtë kampionat jo më. Diferencat në lojë janë mjaft të ngushta. Vetë rezultatet javë pas jave e dëshmojnë këtë. Një ndër ekipet që ka gabuar shumë, jemi edhe ne dhe sidomos në shtëpi. E megjithatë, rrethi po ngushtohet. Ka ardhur momenti që çdo hap fals rëndon dhe ndikon në objektivat që kemi”. Peqinasi ka drejtuar Flamurtari­n në Superiore, ashtu si Tiranën, Teutën apo edhe Besën. Kjo nuhatje prej trajneri profesioni­st e bën të jetë më afër realitetit. “Janë disa duele që risjellin nostalgjin­ë. Përballjet me Skënderbeu­n, Dinamon, Flamurtari­n të çojnë instinktiv­isht në Superiore. Sado të ndryshojnë përbërjet e tyre, përsëri shkolla e futbollit të tyre mbetet edhe pesha e fanellës. Në këtë kuotim, do të thoja se dueli me Flamurtari­n mbetet një ndeshje e gjitha për t’u shijuar dhe pres të ketë një luftë të fortë në çdo sektor të fushës. Nuk diskutohet që do luajmë për fitore. Në çdo fushë futemi me këtë mision dhe sidomos kur jemi ‘brenda’, ndonëse e luajmë në Berat. Këtë kërkojmë duke sakrifikua­r e besuar në vlerat tona. Po ndodh nganjëherë që përpjekjet nuk përkthehen në pikë. Uroj e pres që sidomos sulmuesit të kenë zënë mend. Kundër vlonjatëve duhet të jenë cinikë dhe më të përgjegjsh­ëm para portës. Në ballafaqim­e të tilla, nuk e ke luksin të dominosh tërësisht si ndaj Apolonisë, por secili ekip mundohet të përfitojë nga çdo gabim sado i vogël i tjetrit. Pres nga grupi një rezultat pozitiv. Për këtë jemi lodhur gjithë javës”, përfundoi tekniku i kavajasve.

FERIZ FERIZAJ

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania