Panorama Sport (Albania)

Plas në Gramsh, grushte arbitrit

Protagonis­të të dhunës, presidenti i klubit Andrit Bici dhe babai i tij ish-kryebashki­ak

-

Ndeshja u ndërpre pas penalltisë së akorduar për Valbonën nga gjyqtari Anxhi Lushi

Rikthehet dhuna në ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Të shtunën në stadiumin “Myslim Koçi” të qytetit të Gramshit është goditur arbitri i kolegjiumi­t të Tiranës, Anxhi Lushi, ndërsa ndeshja nuk ka vazhduar pas minutës së 70-të, duke u bërë tashmë objekt i shqyrtimit nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Pas një pjese të parë të ekuilibrua­r mes Gramshit dhe Valbonës, situata ka degraduar në fraksionin e dytë. Fillimisht pati tension kur shënuan tropojanët në minutën e 7-të me autor Pajën. Vendësit pretenduan për pozicion jashtë loje, por anësori Ahmeti nuk ishte i këtij mendimi. Gramshi barazoi në minutën e 22-të me lojtarin e huaj, Xhon Aleksandër, ndërsa skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1. Pas fillimit të pjesës së dytë, duhet të vinte minuta e 68-të që të ndryshonte gjithë ndeshjen. Një top i harkuar në zonën e Gramshit, bën që të ketë një devijim pas duelit mes dy lojtarëve. Gramshi pretendon për faull të futbollist­it tropojan, ndërsa arbitri akordon penallti për Valbonën për prekje të topit me dorë nga Topalli. Këtu precipiton gjithçka, pasi te Gramshi kundërshto­jnë ashpër vendimin e gjyqtarit Lushi, i cili është i vendosur. Stafi i Gramshit futet në fushë, ndërsa kur mendohej se do të bëhej gati goditja e 11-metërshit nga tropojanët, në fushë futet presidenti Andri Bici, bashkë me ish-kryebashki­akun e Gramshit,

Dritan Bici. I pari goditi direkt arbitrin, në një kohë që ata pak policë, të cilët ishin aty ndërhynë. Ndeshja u ndërpre menjëherë nga gjyqtari dhe pas disa minutash kaos, forcat e rendit morën situatën në kontroll, duke shpëtuar treshen e gjyqtarëve nga një dhunë më e egër. Arbitri

Lushi vendos që të mos kthehet më në fushë bashkë me asistentët, duke mbyllur kështu takimin Gramshi-valbona pas 70 minutash lojë për shkaqe sigurie. Penalltia e fituar nga ekipi i Valbonës nuk u ekzekutua. POLICIA

Pas incidentit, policia bëri të ditur se janë proceduar penalisht autorët. “Shtetasi A. B., 24 vjeç, president i klubit të Gramshit, ka goditur me grusht shtetasin A. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, arbitër i ndeshjes. Menjëherë shërbimet e Komisariat­it të Policisë Gramsh dhe shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Elbasan, kanë

ndërhyrë në stadium duke parandalua­r përshkallë­zimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar shtetasin A. B., në ambientet e Komisariat­it të Policisë Gramsh. Në vijim të veprimeve, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokuroris­ë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 24 vjeç dhe D. B., 58 vjeç, banues në Gramsh (babë e bir); A. B., për veprat penale ‘Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit’ dhe ‘Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë’. Shtetasi D. B. ka kundërshtu­ar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të djalit të tij”, citohej në komunikatë­n e policisë.

 ?? ?? Momenti kur arbitri Anxhi Lushi goditet nga drejtuesit e Gramshit
Momenti kur arbitri Anxhi Lushi goditet nga drejtuesit e Gramshit
 ?? ?? Ekipi i Vorës, para ndeshjes me Bulqizën të shtunën
Ekipi i Vorës, para ndeshjes me Bulqizën të shtunën
 ?? ?? Arbitri i dhunuar në Gramsh, Anxhi Lushi
Arbitri i dhunuar në Gramsh, Anxhi Lushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania