Panorama Sport (Albania)

Katër mijë tifozë dhe polemika, Pogradeci shtang Elbasanin

Shtatë kartonë të kuq, miqtë e mbyllën me 9 lojtarë

- VLADIMIR MEMA

Barazim mes tensionit në kryendeshj­en e Kategorisë II

Nuk ka fitues në su persfidën e Kategor isë së Dytë në Grupin B mes AF Elbasanit dhe Pogradecit, me dy skuadrat që ndajnë pikët në një barazim 1-1 dhe vijojnë kryesimin pas 13 javësh kampionat. Në një stadium të mbushur me mbi 4 mijë të pranishëm, verdheblut­ë nuk ia dolën të merrnin fitoren, përpos entuziazmi­t që nuk mungoi për asnjë minutë. Të pranishëm në tribunën qendrore ishin edhe dy kryebashki­akët, Gledian Llatja i Elbasanit dhe Ilir Xhakolli i Pogradecit. Një përballje e rivalizuar dhe me shumë tension nga minuta e parë deri në të 100-ën, me arbitrin që nxjerr nga xhepi shtatë kartonë të kuq, pesë për lojtarët pogradecar­ë dhe dy për elbasanasi­t, që u përfshinë në sherr. Vendësit për më shumë se 85 minuta lojë luajtëm me një lojtar më shumë, por goli i Gavës nga pika e bardhë u sfumua nga Shkulakut në pjesën e dytë.

PJESA E PARË

Të besuarit e Gentian Stojkut e nisin mjaft mirë takimin, teksa fitojnë menjëherë penallti pas një tërheqjeje në zonë ndaj Dukës. Miqtë kontestojn­ë ashpër

dhe rrethojnë arbitrin Olsion Yzeiraj dhe për minuta të tëra e mbajnë të bllokuar në mesin e fushës, ku u desh ndërhyrja e sigurisë për të shuar gjakrat. Kryesori nxjerr me të kuqe mesfushori­n Alfred Zefi, që ishte në fushë dhe gjithashtu Hyzellarin në pankinë, ndërsa më pas Gava ekzekutimi­n e penalltisë me një “Panenka” e ndal në rrjetë. Festë në shkallët e stadiumit, por kur mendohej se avantazhi numerik do të favorizont­e verdheblut­ë, ndodh e kundërta. Të besuarit e trajnerit Samuel Nikaj nuk e ulin ritmin dhe rrezikojnë dy herë me anë të kapitenit Pura. Elbasanasi­t vuajnë presionin

dhe pavarësish­t se mundohen të qetësojnë lojën, nuk kanë forcën e duhur për të dhënë goditjen përfundimt­are, duke bërë që shifrat në fraksionin e parë të mbylleshin në avantazhin e vetëm një goli.

PJESA E DYTË

Pas pushimit, loja nis menjëherë me gol për Pogradecin. Peqini gabon në kthimin e një topi pas dhe është Shkulaku që del i vetëm me portierin Totoshi, ku mjeshtëris­ht e kalon “sferën” mbi të dhe barazon shifrat. Pas këtij momenti janë elbasanasi­t që sulmojnë me forca të shumta. Mirëpo, mungon efikasitet­i në sulm, ndërsa pogradecar­ët

janë të rrezikshëm në kundërsulm­e, në një kohë kur inferiorit­eti numerik nuk duket fare në fushë. Ka shumë tension dhe pas çdo ndërhyrjej­e hyn mjeku në fushë, ndërsa lojtarët nuk evitojnë dot as kacafytjet mes tyre. Minutat kalojnë dhe në fund nervozizmi arrin sërish kulmin mes futbollist­ëve, duke detyruar kryesorin të nxjerrë edhe nga një karton të kuq për secilën skuadër. Mbyllet gjithçka në barazim 1-1, duke e bërë më të ethshme garën për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Një pikë në kampin elbasanas u trajtua si humbje, ndërsa te miqtë si fitore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania