Panorama Sport (Albania)

Tirana thyen Teutën, Besëlidhja leksion Apolonisë për kreun

Lezhjanët e Afrim Bilalit tregojnë forcën në transfertë

- ARTIN LLESHAJ

Bardheblut­ë, super kundër kampionëve

Superliga e basketbol lit të meshkujve ka kompletuar të shtunën ndeshjet e javës së 13-të të kampionati­t. Tirana ka marrë një fitore të bukur në shtëpi përballë Teutës, ndërsa Besëlidhja mundi në transfertë Apoloninë, duke iu bashkuar në krye të renditjes durrsakëve.

TIRANA-TEUTA – Sa herë përballen mes tyre bardheblut­ë dhe bregdetarë­t, rivaliteti në parket është i garantuar. Kështu ndodhi edhe në sfidën e radhës në sallën “Farie Hoti”. Këtë herë ishte Tirana që doli triumfuese në shifrat 80-74, duke i shkaktuar disfatën e tretë në kampionat Teutës. Një ndeshje që në pjesën e parë ishte disi më e mirë për miqtë, ndërsa në të dytën bardheblut­ë e Erkand Karajit kthyen gjithçka në favor të tyre për ta mbyllur me festë para tifozëve kryeqyteta­s. Takimi nisi me gabime të shumta nga të dyja kampet, ndërsa për të parë koshin e parë u deshën më shumë se dy minuta lojë, me Hysenagoll­in që u tregua i saktë poshtë tabelës, duke realizuar 2 pikët e para për Tiranën. Rendimenti në sulm vijoi të ishte i ulët edhe në minutat në vazhdim, me skuadrat që nisën ta korrigjoni­n shënjestrë­n vetëm në çastet e fundit të 10-minutëshit të parë, periodë kjo që u mbyll 15-17 në favor të bregdetarë­ve. Edhe në çerekun e dytë Teuta pati një epërsi të lehtë, për të fituar 19-21, duke kryesuar

34-38 në përfundim të pjesës së parë. Tirana ndryshon ritëm me rikthimin në parket. Bardheblut­ë luajnë më mirë në të dyja fazat, si në mbrojtje gjithashtu edhe në sulm, për ta fituar periodën e tretë 21-15, duke përmbysur në 55-53 pas 30 minutash. Perioda e fundit vijon me rivalitet

të lartë, ndërsa të dyja skuadrat janë të ngarkuara me shumë lojtarë me nga 4 personale, me Hysenagoll­in për Tiranën dhe Sullivan për Teutën, që e mbyllin para kohe sfidën. Kryeqyteta­sit i menaxhojnë më mirë minutat e fundit dhe mbrojnë avantazhin, për ta mbyllur takimin me +6 pikë. Pesë lojtarë të Tiranës prekën kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa rendimenti­n më të lartë e pati dyshja e zakonshme, Julian Hamati (20 pikë, 6 ribaunde, 6 asiste) dhe Endit Hysenagoll­i (10 pikë, 13 ribaunde). Për Teutën shënuesi më i mirë ishte Sullivan, autor i 16 pikëve.

APOLONIA-BESËLIDHJA – Asnjë problem për skuadrën lezhjane, që arriti ta kalonte me sukses transfertë­n në Vlorë kundër skuadrës së Apolonisë. Besëlidhja komandoi në parket, duke shkuar madje deri në +35 pikë avantazh, për ta fituar më pas ndeshjen me rezultatin 68-90. Të besuarit e trajnerit Afrim Bilali e nisën vrullshëm, teksa triumfuan 11-24 në periodën e parë. Edhe çereku i dytë foli për miqtë nga veriu, të cilët fituan 17-23 dhe shkuan në pushim me avantazhin e përgjithsh­ëm 28-47. Besëlidhja dominoi totalisht edhe në periodën e tretë, ku fitoi thellë 13-28, duke udhëhequr 41-75 pas tre 30 minutash lojë. Në 10minutësh­in e fundit lezhjanët e ulën ritmin, ndërsa fierakët e ngushtuan disi diferencën e pikëve, periodë që u mbyll 2715 për vendësit, por në shifra të përgjithsh­me suksesi i Besëlidhje­s ishte i “salduar” me +22 pikë. Me 23 pikë të realizuara, Morris ishte shënuesi më i mirë në radhët e Besëlidhje­s. Ndërsa për Apoloninë nuk mjaftoi i zakonshmi Whitfield, autor i 24 pikëve. Kujtojmë se të premten në sfidën hapëse të javës së 13-të, Kamza mundi Vlazninë me rezultatin 94-81.

 ?? ?? Moment nga ndeshja Tirana-teuta
Moment nga ndeshja Tirana-teuta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania