Panorama Sport (Albania)

Fitore të thella për Tiranën, Flamurtari­n dhe Partizanin

-

Basketboll­i i femrave të shtunën dhe të dielën zhvilloi ndeshjet e javës së 12-të të kampionati­t. Një javë që nuk dhuroi surpriza, teksa Flamurtari, Tirana dhe Partizani shënuan fitore të thella.

FLAMURTARI-ELBASANI – Skuadra vlonjate vijon ecurinë perfekte në kampionat, ndërsa, ashtu sikurse pritej nuk e kishte aspak të vështirë në shtëpi kundër Elbasanit. Flamurtari triumfoi me rezultatin 80-57 (17-13, 24-11, 19-16, 20-17) në një takim të dominuar nga fillimi e deri në fund ndaj vajzave nga Elbasani. Kualiteti më i lartë i kampioneve në fuqi bëri diferencën ndaj një skuadre të re në moshë si Elbasani. Kjo ishte fitorja e dhjetë në po kaq takime të zhvilluara në kampionat për bregdetare­t, të cilat mbeten në vend të parë. Ndërsa Elbasani qëndron në vend të parafundit, me dhjetë humbje dhe vetëm një fitore. Për sa u përket paraqitjev­e individual­e, Analyss Benally me 18 pikë si dhe Liliane Ndongbwo me 14 pikë e 13 ribaunde, ishin më të mirat për ekipin vlonjat. Tek Elbasani dopioshifë­r pikësh arritën vetëm Xhemile Ahmetaj dhe Rexhina Hasa, me nga 10 pikë secila.

TIRANA-VLLAZNIA – Vajzat bardheblu morën suksesin e radhës në shtëpi, këtë herë përballë Vllaznisë me rezultatin e thellë 92-58 (26-10, 2715, 15-18, 24-15). Takimi i zhvilluar të shtunën në “Farie Hoti” u dominua nga Tirana, sfidë ku trajnerja Mirza Alibegaj u dha shumë minuta edhe lojtareve të stolit. Nga ana tjetër Vllaznia, skuadër që sheh çdo vit t’i largohen lojtare të talentuara, e kishte të vështirë t’i përgjigjej nivelit të kryeqyteta­seve. Klea Verri me 22 pikë, Enisa Qosja me 18 dhe Aida Palko me 13 ishin pikëshënue­set më të mira në fitoren e Tiranës. Ndërsa te shkodranet rendimenti­n më të lartë e kishin Anisa Bokrina dhe Medina Hykaj me nga 16 pikë secila, si dhe kapitenia Ingrit Dashja me 15 pikë.

PARTIZANI-BARLETI – Java e 12-të u kompletua me ndeshjen e djeshme në “Asllan Rusi” ndërmjet Partizanit dhe Barletit. Një takim pa shumë histori për shkak të diferencav­e të jashtëzako­nshme ndërmjet dy ekipeve. Partizani e ktheu këtë sfidë me tepër në një seancë stërvitore, duke fituar në shifrat 108-28 (33-8, 25-5, 308, 20-70). Të kuqet, të cilat ditët e fundit janë përforcuar edhe me dy lojtare të tjera nga tjera Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë çfarë deshën në parket përballë vajzave të reja të ekipit universita­r. Lasonja Edwards u prezantua si shënuesja më e mirë e ndeshjes në debutimin e saj te Partizani, duke realizuar 21 pikë. Për Barletin, e vetmja në dopioshifë­r pikësh ishte Neda Uka, autore e 11 pikëve.

E.SIKA/A.DUSHKU/N.GOCI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania