Panorama Sport (Albania)

Partizani dominon Studentin, Tirana dhe Skënderbeu OK

Bardheblut­ë likuidojnë Elbasanin, korçarët mundin Teutën

-

“Demat” ruajnë vendin e parë

Superliga e volejbolli­t të meshkujve ka zh villuar tri ndeshje të vlefshme për javën e 11-të. Partizani vijon serinë e rezultatev­e pozitive në kampionat, teksa ka siguruar suksesin e radhës kundër Studentit. Skuadra e trajnerit Ylli Tomorri fitoi pastër 3-0 në derbin e kryeqyteti­t, që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në “Asllan Rusi”. Një sukses, i cili e dërgon Partizanin në kuotën e 30 pikëve, me “demat” që mbeten të parët në renditje. Për sa u përket seteve, fraksioni i parë i lojës ishte edhe më i rivalizuar­i. Studenti arriti fillimisht që të luante si i barabartë me të kuqtë, me takimin që mori një rrjedhë interesant­e, teksa rezultati në tabelë shënonte 1919. Megjithatë, në pikët e fundit, Partizani u tregua më i kthjellët, ndërsa Osman Qepa vendosi setin e parë 25-22 në favor të të kuqve. Seti i dytë pa Partizanin dominues gjatë të gjithë kohës, për ta fiksuar superiorit­etin në shifrat përfundimt­are 25-14. Edhe në setin e tretë ishte Partizani që diktoi në lojë, ndërsa protagonis­t i “match point”-it ishte Paskal Ozokoye, i cili vulosi setin 25-19 dhe të gjithë ndeshjen 3-0, takim që zgjati 60 minuta. Qepa me 20 pikë dhe Oforah me 18 ishin lojtarët që udhëhoqën Partizanin në këtë fitore. Ndërsa te Studenti, edhe një herë tjetër më i miri ishte braziliani Fernandez Rocha, autor i 14 pikëve, mbështetur nga Armando Gaxiri me 11. Gjithçka e thjeshtë për Tiranën që

kaloi pastër 3-0 Elbasanin e vendit të fundit në takimin e luajtur të premten në sallën “Farie Hoti”. Bardhebluv­e të Arben Sakos u mjaftuan vetëm 47 minuta për t’i mbyllur llogaritë, teksa i fituan thellë të tria setet, përkatësis­ht në shifrat 25-15, 25-17

dhe 25-10. Trajneri Sako përdori rrotacion të gjerë në këtë takim, duke u dhënë hapësira edhe lojtarëve të stolit. Nahuel Lapera dhe Ledion Martiro me nga 8 pikë secili ishin shënuesit më të mirë për Tiranën. 8 pikë edhe për Kadrion Konin, që arriti

kuotën më të lartë për miqtë. Me këtë fitore Tirana parakalon për momentin Erzenin, teksa shijakasit do ta luajnë ndeshjen e tyre më 4 mars kundër Vllaznisë në Shkodër. Skënderbeu mundi 1-3 në transfertë Teutën në një ndeshje që zgjati 1 orë e 40 minuta. Korçarët fituan setin e parë 21-25. Vendësit rikthyen baraspeshë­n duke triumfuar 25-19 në të dytin. Megjithatë, miqtë nuk falën në dy setet e radhës, duke i fituar ato 12-25 dhe 21-25. Barçi me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, ndërsa për Teutën spikati Xhebrahimi me 19 pikë. R.GJINI/D.DUSHKU/N.GOCI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania