Panorama Sport (Albania)

Dopio Mbape dhe Mesi vënë njërën dorë te titulli kampion në Francë

-

Kush kishte dyshime mbi PSG-NË, pas humbjes në javën e kaluar kundër Monakos, atëherë duhet të tërhiqet, sepse kur gjërat bëhen serioze kjo skuadër mund të shtypë këdo, të paktën në Francë. Dhe prova erdhi mbrëmjen e djeshme, kur Mbape dhe Lionel Mesi bënë Marsejën e vendit të dytë që të dukej një skuadër që luan për mbijetesë, jo si ndjekësja e tyre më e afërt. Në "Velodrom" përfundon 0-3 dhe yjet e mbrëmjes nuk kishte se kush të ishin tjetër: Kilië Mbape dhe Lionel Mesi. Francezi zhbllokon sfidën i ftuar nga argjentina­si në të 25-ën, ndërkohë që katër minuta më vonë Mbape i kthen nderin "Pleshtit", duke e gjetur në zonën e vogël për portierin dhe Leos i mjafton që ta shtyjë lehtësisht në rrjetë. Dhe kaq mjafton që një "velodrom" i mbushur në kapaciteti­n maksimal të bjerë shumë shpejt në heshtje, madje të fillojë të zbrazet pas minutës së 10-të të pjesës së dytë, kur sërish Mesi ndez me saktësinë e tij motorët e Mbapesë që dërgon shifrat në 3-0 dhe fut në kasafortë titullin kampion. Edhe pse nga fundi kanë mbetur ende 13 javë, avantazhi prej 8 pikësh i PSG-SË ndaj Marsejës duket më shumë se i mjaftueshë­m deri në fund, për t'u konfirmuar "sheikë" të Francës. Mbape për rekord - Për Kilië Mbape nuk mund të kishte një natë më të bukur, sepse dopieta e tij përkoi edhe me barazimin e Edinson Kavanit. Sulmuesi francez u ngjit në kuotën 200 gola dhe do t'i mjaftojë vetëm një i tillë që të ulet i vetëm në fronin e golashënue­sit më të mirë të të gjitha kohërave në Paris, duke konfirmuar edhe arsyen e çmendurisë financiare prej 300 milionë eurosh, për tri vite kontratë, të bërë nga presidenti Al-khelaifi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania