Panorama Sport (Albania)

Ibra: Ula rrogën për Leaon, s’u ktheva që të luaj 5-10 minuta

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas një rikuperimi të gjatë, pas dëmtimit në gju, Zlatan Ibrahimovi­ç u rikthye të luajë mbrëmë sërish për bluzën e Milanit. Bomberi 41-vjeçar suedez shkeli fushën në minutën e 73-të, në vend të Zhirusë, por pas ndeshjes e dha të qartë mesazhin e tij, lidhur me planet e së ardhmes. "Ky stadium më mungonte shumë. Tifozët më japin forcë dhe adrenalinë. Pa ndihmën e fansave do të kishte qenë e vështirë, por tani ndihem mirë, shumë mirë. Kishte një vit e dy muaj që nuk kisha këtë freski brenda meje dhe tani jam i lumtur që kthehem të bëj atë që di të bëj më mirë. Ndihesha i lirë".

VUAJTJET - Lidhur me situatën që qëndroi jashtë, Zlatan tregon: "Kam vuajtur shumë, sidomos në gjashtë muajt e fundit. Doja që të ndihmojë skuadrën në çdo mënyrë, por e kisha të pamundur që të zbrisja në fushë. Kam kuptuar që kur nuk je mirë, nuk mund ta ndihmosh skuadrën, prandaj e doja në çdo mënyrë që të kthehesha. Mund ta kisha bërë këtë ndërhyrje edhe më

parë, por i kisha bërë një premtim trajnerit. I kisha thënë Piolit se do të kthehesha të ndihmoja skuadrën dhe në fund ia dolëm që të fitojmë. Nuk kisha vuajtur kurrë kaq shumë, siç vuajta për titullin e fituar me Milani. Ishte një vit shumë i vështirë, sepse në mes

ndodhi edhe ndarja nga jeta e Mino Raiolës, me të cilin nuk kisha vetëm një lidhje fizike. Prandaj, falënderoj edhe ata miliona që më shkruan për këtë humbje timen të rëndësishm­e, por tani jam këtu, jam rikthyer dhe kur jam në formë, jam futbollist­i më i fortë në botë. Tashmë

ndihem një njeri që mund ta ndihmojë këtë skuadër, por duke bërë më shumë sesa mund ta bëj në këtë ndeshje me Atalantën. Pas çdo stërvitjej­e që bëj përmirësoh­em dhe e patë të gjithë, sapo hyra unë, stadiumi gati shpërtheu... Unë jam e tashmë dhe sigurisht që jam gati që t'u bëj konkurrenc­ë shokëve të mi, pasi dua të luaj. Nuk dua që të jem në fushë për kontributi­n që kam dhënë për këtë klub. Nëse më mbajnë për të luajtur 5-10 minuta, më mirë rri në shtëpi".

LEAO E DE KETELARE Në fund, Zlatani foli edhe për dy lojtarët që shihen si e ardhmja e Milanit, ndonëse njëri po ngurron që të rinovojë, ndërsa tjetri, edhe pse me shumë bujë, po vonon që të tregojë cilësitë e tij. "Çfarë mendoj për rinovimin e Leaos? Unë ula rrogën time për t'ia dhënë atij. Mendoj se thashë shumë gjëra me kaq, prandaj të shohim... De Ketelare? E pashë në formë. Shoh veten time tek ai. Kur kam bërë hapin tim të parë si profesioni­st jashtë vendit tim, nuk ka qenë e lehtë. Për të është e vështirë të jetë larg vendit të tij dhe nga familja e tij. Të gjithë po e ndihmojnë, pastaj kur të zhbllokohe­t, nuk do të ndalet më. Duhet thjesht të zhbllokohe­t dhe të bëjë atë që trajneri kërkon prej tij", ishin fjalët e Ibrahimovi­çit.

BATUTA ME AMBROZININ - Në fund, suedezi zbuloi dhe e lexoi "live" mesazhin që ish-kapiteni i Milanit, Masimo Ambrozini, prezent në studiot e "Dazn", i kishte dërguar Ibrës, që ta lexonte në fund të sfidës: "Shoku im, të pashë të lirë në lëvizje. Më bëhet shumë qejfi për ty. Përqafime". Ndërkohë, Zlatani i përgjigjet: "Faleminder­it dashuri". Dhe kaq mjaftoi që të qeshurat të shpërtheni­n...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania