Panorama Sport (Albania)

Interi bie sërish, Bolonja kthehet në makth

Zikaltrit pa grintë, një gol i Orsolinit vendos sfidën

- Përgatiti: NISLI GJINI

Tjetër disfatë në transfertë­n e “Dall’ara”-s, -18 pikë nga kreu

Ashtu si një sezon më parë, kur ajo humbje në Bolonjë u kushtoi në fund titullin kampion, edhe këtë sezon disfata e “Dall’ara”-s zhyti edhe një herë shpresat e zikaltërve për titullin. Goli i Orsolinit në të 76’-ën mjaftoi për të detyruar Interin të largohet pa pikë nga Bolonja dhe për ta dërguar në -18 pikë distancën me kryesuesit e Napolit. Skuadra e Inzagit zbriti në fushë jo vetëm me disa ndryshime në formacion nga mbrëmja e Champions-it, por edhe me një tjetër qasje. Ritmi dhe intensitet­i i ulët i zikaltërve që në minutat e para të lojës, pasojë edhe e një Bolonjë agresive e zhvendosën në gjysmëfush­ën mike lojën, ndërkohë që në zonën e Onanës ndodhi gjithçka në 15 minutat e para. Tiago Mota pretendoi një penallti pas një prekjeje me dorë të Darmianit dhe pak minuta më vonë festoi për një gol të shënuar nga Barrou. Ndërhyrja e VAR-IT ama e konsideroi të parregullt rrjetën e sulmuesit për një pozicion jashtë loje të Domingezit, që ndikoi në aksion. Zikaltrit u përgjigjën me një goditje të Lukakut, që u devijua në goditje këndi, por ishin përsëri kuqeblutë që u shfaqën më të rrjedhshëm dhe më konkretë në manovër. Kambiazo gjeti Onanën dhe më vonë Satriano traversën, duke e detyruar Inzagin të provojë të ngrejë bariqendrë­n. Darmiani e Bastoni bëhen pjesë e ofensivës dhe përpjekjet paguhen me aksionet e Mikhitaria­nit, Lautaros e më pas Çalhanoglu­së, që gjithsesi nuk janë të rrezikshëm dhe e mbyllin pjesën e parë në barazim.

AVANTAZHI - Në të dytën, Interi i gëzohet një Lukaku më në formë, që në bashkëpuni­m me Gosensin krijojnë për Çalhanoglu­në, i cili gjithsesi nuk shënon. Soriano dhe Domingez nuk dorëzohen në krahun tjetër, me sfidën që ka një ritëm më të shtuar. Zikaltrit janë më imponues se në pjesën e parë dhe përpiqen të diktojnë ndeshjen, duke përfituar edhe nga Bolonja disi më e tërhequr. Vendasit përfitojnë nga Skorupski në formë fantastike që ndal një herë Lukakun, më pas Gosensin dhe pak minuta më vonë edhe Xhekon, që mori vendin e belgut. Edhe Çalhanolgu gabon një rast flagrant, ndërkohë që kur u duk se aktivizimi i Barelës po i jepte një tjetër formë Interit dhe ndeshjes, zikaltrit u ndëshkuan. Një pasim i nisur nga D’ambrozio në drejtim të mesfushori­t italian, gjen Shuten që dërgon një krosim të gjatë për

Orsolinin, i cili me një goditje brenda zonës mposht Onanën dhe dërgon topin në rrjetë në të 76’-ën. Në 15 minutat e ngelura, skuadra e Inzagit nuk arriti të bënte dot asgjë për të barazuar shifrat, duke u dorëzuar edhe një herë përballë një kundërshta­ri të lehtë në letër.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania