Panorama Sport (Albania)

Në “San Siro” me hap titulli, transferta­t penalizojn­ë Interin

-

- Interi nuk ka arritur të gjejë rrjetën në dy ndeshje radhazi jashtë fushe në Serinë A për herë të parë që nga prilli i 2018ës (tri në atë rast).

- Bolonja ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në Serinë A (1 humbje), tri prej tyre me vetëm një gol diferencë.

- Interi nuk ka shënuar asnjë gol me 40 goditjet e fundit jashtë fushe në Serinë A. - Bolonja ka fituar dy ndeshje radhazi kundër Interit në kampionat në shtëpi për herë të parë që nga viti 1999.

- Interi ka regjistrua­r humbjen e pestë në transfertë gjatë këtij kampionati, duke grumbullua­r vetëm 17 pikë në 12 ndeshje jashtë shtëpisë, ndërkohë që në sfidat në shtëpi zikaltrit kanë grumbullua­r 30 pikë, 1 më pak se Napoli.

- Interi ka pësuar 22 gola në transfertë, duke u bërë mbrojtja e katërt më e dobët e kampionati­t jashtë shtëpie pas Kremonezes, Salernitan­ës dhe Bolonjës.

- Rikardo Orsolini është përfshirë në 10 gola në një sezon të Serisë A për herë të katërt me fanellën e Bolonjës (shtatë gola dhe tre asiste këtë sezon).

- Rikardo Orsolini ka qenë i përfshirë në gjashtë gola në pesë paraqitjet e tij të fundit në Serinë A (katër gola dhe dy asistime), aq shumë përfshirje sa në 20 ndeshjet e tij të mëparshme në ligë.

- Interi ka pësuar të paktën nëntë goditje në pjesën e parë gjatë këtij kampionati për herë të dytë këtë sezon, pas Milaninter të përfunduar 3-2 më 3 shtator të kaluar (13).

- Edin Xheko është mes nëntë sulmuesve që kanë luajtur të paktën 500 ndeshje në pesë kampionate­t kryesore europiane pas viteve 2000, bashkë me Kristiano Ronaldon, Lionel Mesin, Fabio Kualjarelë­n, Karim Benzemanë, Alberto Xhilardino­n, Xhimi Brajand, Fernando Torresin dhe Kevin Gameiron.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania