Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

ONANA 6.5 - Në një terren të rrëshqitsh­ëm dhe që nuk është i besueshëm për portierët e Interit, ia del të bëjë disa driblime, por nuk ka asgjë për të bërë në rastin e golit të Orsolinit.

DARMIAN 6 – Prekja me dorë e tij nuk u konsiderua penallti, edhe pse ka dyshime. Një ndërhyrje vendimtare në pjesën e dytë, por mund të shtyjë më shumë në krah.

DE VRAJ 5.5 – Paguan kartonin e verdhë, një masë e njohur tashmë e Inzagit, por holandezi ka gjithsesi një pjesë të parë të komplikuar, sepse Barrou nuk jep pika referimi (nga 46’ Açerbi 5.5 - Gjëja më e mirë? Nga krahu i majtë i jep mundësinë për golin e avantazhit Xhekos, por me topin që i dhuroi Barrout bëri një gabim të dukshëm).

BASTONI 5 – I pozicionua­r keq kur Orsolini i shpëton atij në krah. Interi vërtet po niste kundërsulm­in, por nuk ishte gabimi i parë i skuadrës së tij.

DUMFRIS 4.5 – Me paraqitjet e bëra së fundmi vështirë se arkëtohen 40 milionë euro nga shitja e tij. Vuan në mbrojtje, thuajse nuk shihet kurrë në ofensivë (nga 68’ D’ambrozio 5 Mes fatit të keq dhe keqkuptimi­t, vjen nga ai topi që i jep Bolonjës golin e fitores).

MIKHITARIA­N 5.5 –Vlen të përmendet për atë tentativë nga jashtë, që ishte një nga rreziqet e pakta të Interit në pjesën e parë, edhe pse vuan shumë (nga 64’ Barela 6 – Hyn dhe skuadra gjen hapësira që më parë dukeshin të padukshme. Nuk është rastësi).

BROZOVIÇ 5.5 - Shumë vrapim, por pak ide. Alkimia me Çalhanoglu­në është një territor i paeksploru­ar, veçanërish­t në ndeshjet e këtij lloji (nga 83' Karboni – pa notë). ÇALHANOGLU 5.5 – Nëse flasim për paraqitjen është më i miri nga treshja e mesfushës, por ai top që dërgoi në tribunë me portë bosh peshon shumë.

GOSENS 6.5 – Më i miri në fushë për të tijtë, të paktën për sa i përket shkëputjes. Një paraqitje me luhatje në pjesën e parë, por në të dytën rritet dhe shtyn. Vështirë të gjesh lajme të mira nga kjo ndeshje, por gjermani mund të jetë.

LUKAKU 5 - Ulje-ngritje në atë që dha, por të parat dominojnë mbi të dytat. Gjëja më e mirë është marshimi në të djathtë që solli gabimin e Çalhanoglu­së (nga 64’ Xheko 5.5 Hyn dhe e dërgon topin te Skorupski në atë që duhet të ishte topi i avantazhit).

LAUTARO 5.5 - Një tjetër ndeshje jo e mirë. Kimia me Lukakun po përmirësoh­et, por sigurisht që nuk është ai i kohërave të mira.

TRAJNERI INZAGI 5 - Një tjetër nokaut humbjeje në transfertë dhe pas triumfeve të mëdha në fushe. Një tjetër gabim pas Champions League. Mesfusha nuk bind, por në përgjithës­i ka shumë pikëpyetje mbi zonën Champions.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania