Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Asgjë pozitive, të mos gabojmë më

-

“Asgjë e mirë për të marrë nga kjo sfidë”, ishte përkufizim­i i Simone Inzagit për 90 minutat e luajtura në Bolonjë, ku Interi i tij bëri pak ose aspak për të shkuar te fitorja. Kur të gjithë prisnin vazhdimësi­në pas asaj ndeshjeje në kufijtë e perfeksion­it ndaj Portos, zikaltrit nuk arritën të marrin një pikë në “Dall’ara”, ku mungoi edhe paraqitja. Edhe pse luhatjet nuk po kënaqin kryesinë, stoli i 46-vjeçarit është ende i sigurt, të paktën në muajin në vazhdim. “Iu qasëm keq ndeshjes, kemi bërë një pjesë të parë të shëmtuar dhe që nuk ishte aspak prej Interi. Morëm masat e duhura mendoj dhe nisëm të vuanim më pak, por pastaj pësuam një gol, që nuk duhet ta kishim pësuar në momentin më të mirë. Jemi shumë të mërzitur, mungoi disi fati dhe ishim edhe të lodhur, por gjithsesi duhet të bënim më shumë. Të mos gjejmë alibi, sepse kalendarin e ngjeshur dhe mungesat i kanë pasur të gjithë”, është shprehur trajneri zikaltër, që ka treguar edhe problemin. NDESHJA – “Çdo 2-3 ditë duhet të kërkojmë motivimin e duhur për të shkuar te fitoret dhe nuk është e lehtë. Por unë i pari duhet të bëj më shumë. Duhet të ishim më agresivë, më të kthjellët dhe të kishim konkretizu­ar mundësitë tona. Na ka ndodhur edhe më herët dhe duhet të gjejmë zgjidhjen. Ndeshjet në transfertë vërtet janë ndryshe nga ato në shtëpi dhe është një e dhënë domethënës­e për rrugëtimin tonë. Kemi folur, e kemi analizuar, mbi të gjitha për

faktin që një sezon më parë na ndodhte e kundërta mbi ndeshjet në transfertë dhe ato në shtëpi. Kishim një avantazh të konsiderue­shëm për zonën Champions, e humbëm dhe tani duhet të jemi të zotë në ndeshjet që do të vijnë”.

MODULI – “Nuk mendoj se është problemi i 3-5-2. E kam thënë që e

menaxhuam keq në fillim, por Bolonja është agresive dhe luan nga brenda, ndaj ne kërkuam që me mesfushorë­t e krahëve të tërhiqnim sa më shumë. Nëse Xheko dhe Çalhanoglu do të kishin shënuar, tani do të ishim duke folur për tjetër gjë. Tani duhet ta lëmë pas këtë humbje që djeg dhe të luajmë të gjitha shanset tona”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania