Panorama Sport (Albania)

Lautaro përplaset me gazetarët: Është alarm, por e zgjidhim mes nesh

Sulmuesi bën “mea culpa” dhe u kërkon falje tifozëve

-

Këtë herë nuk e nisi si kapiten, sepse në fushë ishte Marselo Brozoviçi që ka më shumë prezenca me fanellën zikaltër, por e mbylli si i tillë në fushë dhe jashtë saj. Lautaro Martinez nuk arriti dot të gjejë golin dhe të shmangte humbjen për Interin, në një ndeshje që siç tha vetë ai duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për të ndryshuar qëndrimin e të gjithë skuadrës. “Në këtë mënyrë nuk vazhdohet dhe nuk mund të shkojmë asgjëkundi”, e nisi fjalën argjentina­si në përfundim të ndeshjes duke vazhduar: “Duhet të ndryshojmë menjëherë qëndrimin tonë dhe të gjejmë vazhdimësi­në. Në Champions League, përballë Portos bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe pastaj vijmë këtu dhe bëjmë një paraqitje të tillë. Nuk është kjo gjëja e duhur, të gjithë duhet të ulim kokën dhe të punojmë. Për të ngritur nivelin duhet të jemi të gjithë në të njëjtin drejtim, sepse nuk mund të mbërrijmë në asnjë pikë në këtë mënyrë”. Mes zhgënjimit, sulmuesi analizoi edhe ndeshjen: “Kemi luajtur shumë keq në pjesën e parë, por edhe në të dytën, pavarësish­t se diçka ndryshoi kemi vuajtur shumë. Bolonja bëri një ndeshje fanatstike, ishin superiorë dhe ne duhet të përballim realitetin. Duhet të ishim më shumë skuadër, më kompaktë dhe mbi të gjitha duhet të kishim një tjetër qasje, pasi vijmë nga dy ndeshje pozitive si ajo ndaj Portos dhe Udinezes”.

PËRGJEGJËS­ITË – 25-vjeçari mori përsipër edhe përgjegjës­itë, pa dashur të përdorë gjendjen e fushës si alibi. “U kërkojmë falje tifozëve dhe të gjithë njerëzve që na mbështesin gjithmonë. Fusha ishte në gjendje të keqe për të dyja skuadrat, koha po ashtu. Nuk mund të jetë një alibi kjo. U kërkojmë falje sërish të gjithëve, edhe pse unë përpiqem të jap gjithmonë 100%, pastaj goli mund të mbërrijë ose jo”, tha Lautaro, që në fund u bë edhe protagonis­t i polemikave me gazetarët e “Sky Sport”. “A i flasim problemet mes nesh në dhomat e zhveshjes? Unë jam lojtari dhe ju gazetarët. Juve ju takon të vlerësoni atë që bëjmë në fushë, unë jam i qartë në atë që dua të them para mikrofonav­e. Atë që kam për të thënë ndaj shokëve të mi të skuadrës, do ta them në dhomat e zhveshjes”, përfundoi Lautaro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania