Panorama Sport (Albania)

Superliga, Anjeli: Ëndrra e jetës sime

47-vjeçari rrëfen arsyet e tërheqjes nga “zonja” dhe modeli i duhur në futbollin europian

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Ish-presidenti

i Juventusit “godet” shefin e UEFA-S: Ceferin, si mbret

Andrea Anjeli sh kaktoi bujë të madhe me tërheqjen nga posti i presidenti­t të Juventusit. Akuzimi në spektrin e plusvalenc­ave gjatë periudhës së COVID-19 me fshehjen e taksimit të pagave ndaj lojtarëve të caktuar nga ekipi bardhezi ka bërë që ai ende të mbetet peng i një vendimi përfundimt­ar. Anjeli së fundmi e ka “lëshuar” gojën në intervistë­n për prestigjio­zen holandeze “De Telegraaf”, aty ku shumë tema janë nxjerrë në dritë nga 47-vjeçari. Çështja e tërheqjes nga posti i presidenti­t bardhezi, ideja e Superligës dhe frika e shtrëngimi­t të masave në dëm të tij kanë marrë rol parësor, pa anashkalua­r edhe pushtetin e Ceferinit në krye të UEFA-S.

Arsyeja e tërheqjes nga presidenca e Juventusit

“Ideja e largimit erdhi si shkak i hetimit penal ndaj meje, çka më detyroi të largohesha nga drejtimi i klubit. Nuk ishte e thjeshtë, pasi unë kam jetuar në suksesin e ekipit më të suksesshëm italian. Juventusi është i detyruar të durojë akuza të tilla për një kohë jo të shkurtër, pasi situata të tilla nuk mbyllen lehtë. Është koha që bordi i ri të marrë frerët dhe t’i largojë papastërti­të

e hedhura në drejtim të Juves. Për më tepër, do të jem i lirë të mbrohem në gjykatë kundër çdo akuze”.

Nevoja për reforma në “shtëpinë” e futbollit europian

“Monopoli i UEFA-S duhet

thyer sa më parë me qëllim krijimin e një panorame më të lumtur ndaj klubeve kryesore në kontinenti­n e vjetër në aspektin financiar. Problemi i të ardhurave është prezent në çdo ekip, pavarësish­t se disa e evidentojn­ë dhe një

pjesë përpiqet ta shmangë të vërtetën e hidhur. Plani afatgjatë do të ishte zgjedhja më e mirë, e analizuar në shumë drejtime dhe krijimi i sistemit me pjesëmarrj­en e “top klubeve” europiane do t’i jepte fund këtij ekuacioni”.

Projekti i Superligës dhe dritëhijet e dështimit

“Në vitin 2019 unë dhe Aleksandri ishim gati në skalitjen e një lige speciale, aty ku klubet më të rëndësishm­e e kishin gjetur gjuhën e përbashkët dhe thuajse zyrtarizim­i ishte pranë. Situata në fjalë do të kishte ndikim negativ mbi skuadrat e mesme të ligave të rëndësishm­e. Dhe shoqatat e futbollit e kundërshtu­an këtë mekanizëm të ri, pasi përbënte rrezik, e për pasojë bëri që shefi i UEFAS-S ta bllokonte nismën. Projekti, që të marrë jetë, duhet të kalojë nëpërmjet Gjykatës Europiane të Drejtësisë, pasi drita jeshile e tyre do t’i jete miratimin zyrtar. Nëse do të thoja se cila ishte lufta më e madhe që humba në karrierë, pa diskutim kjo e Superligës do të qëndronte në krye”.

Problemet në futbollin europian

“Mungesa e stabilitet­it financiar në shumë gara kombëtare dhe ndërkombët­are. Mjafton të marrim shembullin e Anglisë. Të ardhurat e larta kanë bërë që Premier Liga të marrë tjetër nivel në krahasim me ligat e tyre kryesore në Europë. Bajerni me PSG-NË gjithashtu gëzojnë buxhet të shëndoshë mbi vazhdimësi­në. Megjithatë, elementi pozitiv ndodh kur të gjitha ekipet e ligës e kanë portofolin financiar të kënaqshëm. Si një tifoz i futbollit, e mbështes me gjithë zemër realizimin e kompeticio­nit të tillë me përmasa gjigante. Superliga do të rrëzonte nocionin e të parashikue­shmes. Në çdo ligë fituesi shpallet pa nisur sezoni, ndërsa në të kjo praktikë do të ishte shumë e vështirë për t’u goditur në shenjë mbi triumfuesi­n”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania