Panorama Sport (Albania)

Arsenali dhe Siti nuk lëshojnë asnjë milimetër

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Gara për titull e Pre mier Ligës parash ikon të bëhet akoma më emocionues­e, pasi kryesuesit e kampionati­t, Arsenali dhe ndjekësit e tyre më të afërt të Mançester Sitit arritën dy fitore në transfertë këtë javë. "Topçinjtë" mundën me vështirësi 1-0 Lestërin, ndërsa "Qytetarët" shkatërrua­n Bornmëthin 4-1. Skuadra e Artetës mund ta thellojë avantazhin në +5 pikë nëse do të mundin Evertonin në "Emirates" të mërkurën, një ndeshje që do të ekuilibroj­ë përfundimi­sht numrin e takimeve të luajtura këtë sezon në Premier Ligë mes rivaleve për titull. Por skuadra e Guardilolë­s, e cila regjistroi fitoren e 200-të Premier Ligës në transfertë, i dërgoi një mesazh Arsenalit, ndërsa gara për titull sa vjen edhe bëhet më e ndezur. Arsenalit i mjaftoi goli i Martinelit në minutën e parë të pjesës së dytë falë një asiti të bukur të Trosardit për të thyer rezistencë­n e "Dhelprave". Ndërkohë që në Bornmëth, pas dy barazimeve radhazi kundër Notingem Forestit fundjavën e shkuar dhe në Champions me Lajpcigun, Siti e zgjidh ndeshjen pas vetëm 15 minutash me Alvarezin. Pa u luajtur gjysmë ore

nga ndeshja, Haland gjen golin e 27-të në Premier Ligë këtë sezon, duke thyer rekordin e Agueros (26 gola) dhe u bërë lojtari i Sitit që shënon më shumë brenda një sezoni në historinë e Premier Ligës. Foden realizon edhe golin e tretë në fund të pjesës së parë,

ndërsa një autogol i Mephamit në 51', e bën të patjetërsu­eshëm rezultatin, që do të shkurtohet nga Lerma 7 minuta nga fundi. Shanset e Liverpulit për të arritur katër vendet e para këtë sezon morën një tjetër goditje, pasi skuadra e Klopit nuk shkoi më shumë se

barazimi 0-0 në fushën e Kristal Palasit. Nuk munguan rastet për të dyja skuadrat dhe në fund rezultati më i drejtë ishte barazimi. Liverpuli kthehet në shtëpi pas një tjetër ndeshjeje zhgënjyese, ndërkohë që Totenhemin e vendit të katërt e sheh 9 pikë larg.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania