Panorama Sport (Albania)

Prishet mallkimi, Kupa është e “Djajve të Kuq”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Gjashtë vite pas Ligës së Europës, fituar nga Zhoze Murinjo, Mançester Junajtid rikthehet të ngrejë një trofe. Pritja e gjatë, një përjetësi, duke marrë parasysh historinë e pasur të "Djajve të Kuq", ndërpritet nga Kupa e Ligës e fituar në finalen e djeshme kundër Njukasëlli­t: Finalja e "Wembley"-t vendoset në harkun e gjashtë minutave, nga 33' deri në 39': një goditje me kokë e Kasemiros dhe autogoli i Botmanit pas goditjes së Rashfordit. Njukasëlli­t nuk i mjaftoi entuziazmi dhe një ndeshje së cilës skuadra e Edi Haut iu qas me kurajë: "Qymyrxhinj­të" nuk fitojnë një trofe prej 68 vitesh dhe pritja do të vazhdojë. Skuadra e Erik ten Hagut dominon pjesën e parë, por janë dy episode ato që përcaktojn­ë fatin e finales: Kasemiro devijon me kokë krosimin e Ljuk Shout nga një goditje dënimi, ndërsa goditja e Rashfordit u bë e paarritshm­e nga portieri Loris Karius pas devijimit nga Zven Botmani. Njukasëlli tentoi të përgjigjej në pjesën e dytë, por nuk arriti që të ndëshkojnë portën e De Geas. Junajtid u mbrojt me kujdes dhe tentoi që të godiste me kundërsulm. Një meritë të veçantë pati edhe Uan-bisaka, i aktivizuar në pjesën e dytë në vend të Dalotit: pavarësish­t se luajti vetëm një pjesë, mbrojtësi i djathtë bëri më shumë ndërhyrje se çdo lojtar tjetër në 45 minuta (7). Ky është numri më i lartë në një finale të Kupës së Ligës që prej rekordit që vendosi Kante për Çelsin në 2019 (7, por në 120 minuta). Karius, i cili rikthehej të luante pas një viti e gjysmë futboll për shkak të kartonit të kuq të portierit Nik Poup, bëri gjithsesi një ndeshje të mirë, ndërsa u largua nga tempulli i futbollit anglez me 3 pritje të shkëlqyera. Një ngushëllim i vogël për gardianin gjerman pas asaj finaleje Champions-i në

Kiev në vitin 2018, por trofeu i parë sezonal në Angli shkon në Mançester. Erik ten Hag është një sukses që në vitin e tij të parë në "Old Trafford". Sepse Junajtidi kishte 5 vite e 278 ditë pa fituar diçka dhe tekniku holandez i dha fund pritjes më të gjatë të klubit për të fituar një trofe që prej vitit 1983, kur ata triumfuan në Kupën FA, 6 vite e 5 ditë pas trofeut të tyre të fundit, gjithnjë Kupa FA në 1977.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania