Panorama Sport (Albania)

Almeria trondit Barçën, mban gjallë Ligën

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Për Barcelonën duhej të ishte mbrëmja e duhur për t'i dhënë pse jo goditjen përfundimt­are çështjes së titullit në La Liga. Duke ditur që Reali kishte barazuar në derbin me Atletikon dhe faktin që ndeshej me Almerianë e vendit të parafundit, katalanasi­t kishin në duart një "macht point" për të shkuar në +10 ndaj Realit. Por katalanasi­t kanë rënë në Almeria, aty ku askush nuk e priste. Klubi i vogël nga Andaluzia është bërë më i madh se fqinjët e saj të mëdhenj Betisi e Sevilja dhe ka mundur Barcelonën 1-0 falë një goli të shënuar nga El Bilal Ture në pjesën e parë. Kur trajneri i saj Rubio deklaronte para takimit se skuadra e tij kishte shanse për ta mundur Barcelonën, të gjithë e morën me shaka. Por Almeria në fushë ka treguar se e ka merituar plotësisht fitoren, duke vënë në vështirësi serioze Barcelonën. Për më tepër andaluzët i kanë bërë një nder kampionati­t spanjoll duke e mbajtur gjallë. Me 10 pikë Barcelona do të ishte arratisur përfundimi­sht. Katalanasi­t kanë humbur 1 pikë ndaj Realit në garën për titull në ndeshjen ku fërkonin duart se do ta mbyllnin fundjavën +10 para rivalëve historikë në prag të përballjes me ta në Kupën e Mbretit. Me 7 pikë më shumë se "Los Blancos" në krye të renditjes, Barcelona sigurisht që e ka gjithçka në dorën e saj. Por fakti që katalanasi­t kanë treguar se nuk janë të pathyeshëm edhe në La Liga duhet të nisë ta shqetësojë trajnerin Ksavi. Kjo ndalesë e Barcelonës pritet të ndezë edhe më shumë rivalët e saj, mbi të gjitha Realin. Sa për ndeshjen, duhet thënë se katalanasi­t kanë zhvilluar një nga takimet e tyre më të dobëta. Ata janë përplasur edhe në murin e ngritur nga Rubio. Almeria nga ana e saj ka përfituar në ato pak mundësi që ka krijuar, duke goditur që në pjesën e parë me El Bilalin dhe më pas ka mbrojtur me sakrifica e fanatizëm atë gol, që i ka ngjitur mbi zonën e rënies nga La Liga.

 ?? ?? Lojtarët e Barcelonës të zhgënjyer pas humbjes kundër Almerias
Lojtarët e Barcelonës të zhgënjyer pas humbjes kundër Almerias
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania