Panorama Sport (Albania)

Luftëtari në krizë, Maliqi i likuidon me përmbysje

Humbja e katërt radhazi për gjirokastr­itët

-

Maliqi ka mposhtur me përmbysje AF Luftëtarin, në një duel tepër emocionues të zhvilluar dje në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, i vlefshëm për javën e 13-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për gjirokastr­itët, që në minutën e 9-të, pas një harkimi nga goditja e dënimit, mbrojtësi Çulli devijoi saktë topin dhe përshëndet rrjetën e portierit Mara. Një gol që shtangu disi maliqarët, të cilët provuan të rikthenin baraspeshë­n me Pelon dhe Takon, por pa sukses. Kur të gjithë prisnin mbylljen e pjesës së parë, ishte sulmuesi Xhoni Ivani, që me një goditje të saktë brenda zonës mposhti portierin Sinani. Ky gol u dha zemër maliqarëve, që e nisën furishëm pjesën e dytë. Përmbysja nuk do të vononte dhe ishte mesfushori Ferhati, i cili pasi shmangu bukur dy kundërshta­rë nga krahu i majtë, u fut brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë. Sikur të mos mjaftonte kjo përmbysje, në minutën e 64-t, Luftëtari mbetet me 10 lojtarë, pasi Çelo u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli taktik ndaj Çaushllari­t në mesfushë. Në minutën e 70-të Meçollari lëshoi një predhë nga distanca, duke stampuar topin në traversë. Në fund, fati u vjen në ndihmë maliqarëve, pasi sulmuesi Ardit Ziaji tronditi traversën e portierit Mara, me një gjuajtje fantastike brenda zonës. Gjithçka u mbyll 2-1 për vendësit, ndërsa gjirokastr­itët nuk u besonin syve, teksa kjo ishte humbja e katërt radhazi, duke komproment­uar objektivin për të qenë në “play off”.

ILDI MEROLLI

 ?? ?? Çast para ndeshjes Maliqi-luftëtari 2-1
Çast para ndeshjes Maliqi-luftëtari 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania