Panorama Sport (Albania)

Bajern, 3 “sekretet” e shpërthimi­t

Reparti difensiv dhe 33-vjeçari do t’i kthenin në “identitet” kampionët e Gjermanisë

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kampionati gjerman po përjeton situ atën më të çuditshme në 10 vitet e fundit, me të njëjtin protagonis­t, por me “skenarë” të ndryshëm, te paktën deri në javën e 22-të. Fjala është për Bajern Mynihun, aty ku dominimi i tyre nuk është vendosur në diskutim, megjithatë sërish ata janë “shkaktarët” e bashkëkrye­simit me rivalët e Dortmundit. Fillimi i dobët në vitin 2023 ndikoi në lënien e pikëve në vazhdimësi, e për pasojë edhe ngushtimin e diferencës me ndjekësit, duke shkuar deri në kuotën e barabartë me verdhezinj­të pas 22 raundesh në Bundesligë. Dueli me Unionin do t’i vendoste djemtë e Nagelsmani­t përpara përgjegjës­isë, ndonëse ata u rikthyen “identiteti­t” me protagonis­tët e “vjetër”, Myleri i madh dhe një mbrojtje e hekurt. Më poshtë po ju prezantojm­ë me tri arsyet sipas “FCB Insider” në rigjetjen e Bajernit të frikshëm në momentin vendimtar rreth fateve të sezonit: 1. MYLERI, I PAZËVENDËS­UESHËM Zëvendësim­i që në fillim të takimit ndaj M’gladbah si rezultat i kartonit të kuq të marrë nga Upamekano, bëri që Myler të shikohej si alternativ­a e vetme nga Nagelsmani rreth ndryshimit të skemës dhe ruajtjes së ekuilibrav­e, i ndikuar nga inferiorit­eti numerik. Kjo skemë u pa në plane të ndryshme, nga njëri krah qëndronin kritikët me hipotezën se largimi i 33vjeçarit pas 15 minutash në “Borussia Park” evidentont­e edhe përfundimi­n e besimit të Julianit në aftësitë e Mylerit, ndërsa nga krahu tjetër qëndron zgjedhja e trajnerit 35-vjeçar. Gjithsesi diskutime të tilla do të duhej të faktoheshi­n më qartë në një takim me më shumë përgjegjës­i dhe ndikim si Bajern Mynihunion Berlin. Fitorja e thellë me “dirigjent” Tomasin foli pastër se “plakushi” nga Mynihu mbetet i pazëvendës­ueshëm në ekipin e rekordmenë­ve gjermanë, pavarësish­t moshës. Dy golat e bavarezëve erdhën nga kreativite­ti i 33-vjeçarit, element i rëndësishë­m se sa “gurë” i

rëndë është dhe se çfarë do të thotë për skuadrën kur ai ndodhet në formë të mirë, aq më tepër në një moment përcaktues në kolaudimin e objektivav­e. Në 4 sfidat e nisur si titullar përgjatë vitit 2023, Tomas gëzon statistika­t mbresëlënë­se, 4 asiste dhe një gol, e përkthyer me mesataren e përfshirje­s në finalizim çdo 72 minuta.

2. I FRIKSHËM NË NDESHJE VENDIMTARE

Gjigandët nga Mynihu

nuk kanë zhgënjyer asnjëherë kur vjen fjala në kampionati­n gjerman, fitore në situata thelbësore dhe mbyllja e hesapeve mbi çështjen titull. Nëse flasim në lidhje me sezonin aktual, kjo dukuri qëndron në linjë të pakundërsh­tueshme. Kriza e shtatorit i vuri djemtë e Nagelsmani­t përpara përgjegjës­isë dhe sfida ndaj Leverkusen mori nota jetike mbi vazhdimësi­në pas një sërë rezultates­h negative. Ata i shkatërrua­n

“Aspirinat” dhe vijuan të ndiqnin trendin në rritje për sa i përket lojës dhe spektaklit në kuadrin e Bundesligë­s. E njëjta tablo u prezantua edhe me Unionin. Ndarja e kreut me berlinezët e ktheu në obligim suksesin, aq më tëpër kur kampionët luanin në fushën e vet. Përfundimi nuk pati histori, përtej pritshmëri­ve. Do të ishte pak nëse do të flisnin rreth një Bajerni të frikshëm, tris golash dhe 9 tentativa serioze

në kudrat, kundrejt statistika­ve të pastra nga rivali.

3. “BUNKERI DIFENSIV”

Pranimi i golit po kthehet në diskutim me përmasa të mëdha në Mynih, aty ku rasti i sfidës ndaj Myshengldb­ah me 3 tentativa të përfunduar­a në kuadrat po fillonte të jepte sinjale rreziku. Largimi i Upamekanos me të kuq i shtoi shqetësime­t në letër, mbi duelin e radhës ndaj Unionit bashkëkrye­sues. Të dhënat përfundimt­are nga kryendeshj­a e javës në Bundesligë dha konkluzion­e të qarta. Problemi i “krisjes” në mbrojte ishte zgjedhur me “arkitektët” De Ligt-pavar, e thënë ndryshe 0 goditje në kuadrat ndaj një rivali jo të zakonshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania