Panorama Sport (Albania)

“Dominuam totalisht”, Hallaçi: Penalltia e Teutës nuk ishte

Trajneri i Kukësit beson: Tentojmë përmbysjen në ndeshjen e kthimit

-

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, e ka cilësuar si një humbje të pamerituar atë kundër Teutës në stadiumin “Niko Dovana”, duke shigjetuar gjyqtarët për vendimet që kanë marrë. Ai ka kontestuar, sidomos penalltinë, e cila u dha avantazhin durrsakëve. “Skuadra ka dominuar totalisht ndeshjen, sidomos në pjesën e parë. Kemi krijuar shumë raste, mbajtëm topin dhe kundërshta­ri nuk është se na vuri në vështirësi. Edhe në pjesën e dytë u munduam. Nuk është se merrem shumë me arbitrimin, por nëse arbitri nuk e sheh mirë një moment te penalltia... Dy lojtarët janë duke vrapuar, ndërsa këmbët janë në anësore. Nuk e di pse nuk u dha faull për ne. Duhet të jenë pak më të kujdesshëm, pasi mendoj që Daci ka bërë faull ndaj Bytyçit dhe këmba e tij shkon te mbrojtësi ynë. Më vjen keq për këto raste në dëm të skuadrës.

Jam i kënaqur nga ekipi për atë që prodhoi në fushë dhe i bindur se do të tentojmë me patjetër kualifikim­in në kthim. Fola me skuadrën dhe është çdo gjë e hapur, kështu që shpresojmë të arrijmë kualifikim­in. Do të jemi të kujdesshëm, por që edhe arbitrat të jenë të tillë. Nuk them se i dhuroi arbitri diçka, por se bëjmë lëvizjet tona taktike e kur ka raste të tilla na vjen keq, se Daci çon këmbën te Bytyçi. Ose të mos jepte fare asgjë”, ka thënë Hallaçi.

LOJA – Trajneri i Kukësit, në prononcimi­n për “Oversport”, foli edhe për sulmuesit që ka në ekip. “Barbosa pret të ketë sa më shumë krosime nga lojtarët e krahut, por nuk po shënon dot golin që të zhbllokohe­t. Ndërsa Rashiti do pak kohë të jetë gati, pastaj si sulmues të parë nuk mund të them se kemi tjetër, por janë mjaftueshë­m për këtë pjesë kampionati. Skuadra po prodhon futboll dhe loja është garanci për vazhdimësi­në. Kualifikim­i është i hapur, por do na duhet gol dhe do të jetë ndryshe. Do të mundohemi ta vendosim nën presion Teutën, nuk duhet të falim momentet mjaft të mira si sot (dje). Duhet t’i shfrytëzoj­më, nuk mjafton vetëm loja”, përfundoi Hallaçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania