Panorama Sport (Albania)

400 milionë lekë investim për një ekip që nuk ekziston

Kryebashki­akja Mema: Do të jetë stadiumi më i mirë në qark

- EDI SPAHIU

Bashkia Dimal hap “thesin” me Osumin jashtë gare

Duket e pazakontë, por është realitet. Bashkia e Dimalit akordon një fond kolosal për infrastruk­turën. Plot 400 milionë lekë (të vjetër) do të hidhen për të ndërtuar në fushën sportive të qytezës që pozicionoh­et 11 km nga Berati dhe 7 km nga Kuçova, duke e kthyer destinacio­nin e saj në një stadium. Gjithë ky investim bëhet për Osumin, një ekip që momentalis­ht nuk... ekziston.

SITUATA ME EKIPIN Ndonëse prej 5 vitesh ka tentuar ngjitjen në Kategorinë e Dytë, këtë edicion nuk militojnë askund. Nuk marrin pjesë në asnjë garë dhe nuk u mbetet gjë tjetër veçse të presin sezonin e ardhshëm, që të regjistroh­en në Kategorinë e Tretë. E megjithatë, fizikisht ekip ka dhe drejtohet nga trajneri Sokol Çela. Skuadra nga Ura Vajgurore vazhdon të stërvitet dhe luajë ndonjë miqësore, por vetëm kaq. E megjithatë, stafi dhe lojtarët janë pjesë e borderosë së bashkisë dhe paguhen.

PLANI I KRYEBASHKI­AKES Plani i kryebashki­akes është krejt tjetër sidoqoftë. Në kërkim të mandatit të saj të tretë elektoral, Juliana Mema ka menduar që ta vendosë fokusin te futbolli. Në një prononcim të dhënë enkas për

“Panorama Sport” ajo shpjegon rëndësinë e këtij investimi, që ka gjetur edhe mbështetje­n e Federatës Shqiptare të Futbollit. “Që kur mora Bashkinë Dimal, e kam ndier detyrimin tim që të investojmë në sport. Qytetarët dhe sportdashë­sit tanë janë endur duke bërë tifozllëk për Tomorin dhe Naftëtarin prej dekadash me radhë. Personalis­ht kam qenë shumë e ndjeshme në këtë rast, ndaj qysh në mandatin tim të parë, kam punuar për ndërtimin e fushës sportive, që ka marrë një investim të konsiderue­shëm. Edhe pse për pesë sezone që investuam edhe për skuadrën në Kategorinë e Tretë, nuk ia kemi dalë që të realizojmë objektivin dhe ngjitemi në të Dytën. Në këtë sezon që jemi pjesëmarrë­s në asnjë ligë, kemi vendosur që finalizojm­ë ëndrrën e qytetarëve të Urës Vajgurore. Bashkia Dimal siguroi fondin prej 400 milionë lekësh për rikonstruk­sionin e fushës sportive. Pas këtij investimi, ajo do të ketë pamjen e një stadiumi. Më duhet të falënderoj për bashkëpuni­min e ngushtë FSHFNË dhe presidenti­n Armand Duka, që bashkërish­t po i krijojmë këtë mundësi qytetarëve të Urës Vajgurore. Për Bashkinë Dimal, ky investim mbetet pa dyshim një plotësim i detyrimit ndaj qytetarëve dhe opinionit tonë futbolldas­hës. Stadiumi ‘Osumi’ jo vetëm që do të ketë parametra bashkëkoho­rë, me tribuna dhe fushën më të mirë të qarkut Berat, por edhe do të garantojë argëtimin dhe zhvillimin e një futbolli cilësor për të rinjtë e apasionuar të këtij qyteti. Unë deklaroj me përgjegjës­i të plotë, se fusha e stadiumit të Urës Vajgurore do të jetë nga më të mirat dhe jo vetëm në qarkun tonë, por më gjerë”, përfundoi e para e Bashkisë Dimal.

 ?? ?? Pamje e fushës sportive që do të shndërrohe­t në stadium
Pamje e fushës sportive që do të shndërrohe­t në stadium
 ?? ?? Kryebashki­akja duke inspektuar punimet
Kryebashki­akja duke inspektuar punimet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania