Panorama Sport (Albania)

Kthehet Pogba, si ndryshon Juventusi

Mesfusha modifikohe­t me Polin, Lokateli-rabio të paprekshëm

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Francezi ndez motorët, Alegri bën gati planin për ta përdorur

Tuneli, i gjatë, i pam barimtë, më në fund gjeti dritë në minutën e 69-të të derbit kundër Torinos, një sfidë që gjithmonë e ka ekzaltuar. Pol Poga është rikthyer! Këtë herë me të vërtetë, 7 muaj e 3 javë pasi avioni që e solli nga Majemi shkeli sërish në tokën torineze, pasi mesfushori vendosi që të provojë edhe aventurën e dytë me Juventusin. Stadiumi shpërtheu menjëherë pasi “Oktapodi Pol” shkeli fushën dhe kaq iu desh që rikthimin e tij Pogba ta bënte sa më mahnitës, ndonëse në fund nuk është se la gjurmë të mëdha, edhe pse ishte normale. Shifrat e tij ishin: 14 topa të prekur, 4 duele, nga të cilat 3 të fituara, dy duele ajrore sërish të fituara dhe një tentativë modeste në kuadrat. Gjithsesi, kjo ishte vetëm antipasta, pasi sa më shumë që të punojë dhe sa më shpejt që Pogba të gjejë formën e tij, aq më pjesë e pazëvendës­ueshme e “Zonjës së Vjetër” ai do të jetë. Fundja, pasi mori garancinë e stafit mjekësor se francezi ishte fare pranë rikthimit, Alegri jo më kot për disa ndeshje nisi të eksperimen­tojë disa skema të tjera, siç ishte 3-4-3 dhe rimodelimi i 3-5-2 në një 3-5-1-1, e cila duhet të shohë jo më Angel di Marian pas shpatullav­e të Dushan Vlahoviçit, por pikërisht 29-vjeçarin. Në to përfshihet Pol Pogba dhe ndoshta tani e në vazhdim përveç Di Marias e Kiezës, shumë skema do të rrotullohe­n rreth ish-futbollist­it të Mançester Junajtidit. Gjithsesi, nëse Pogba shihet si titullar në mesfushë, në skemat e Alegrit ka dy të paprekshëm, Lokateli dhe Rabio, të cilëve do t’i shtohet francezi, edhe pse një problem shumë i madh do të jetë shpesh edhe alternimi i serbit Filip Kostiç, nje

riut dhe asistmenit më të mirë të Juventusit. Në 3-43 Kostiç mund të rrezikojë postin në korsinë e majtë, ndaj Rabiosë, me Pogbanë dhe Lokatelin në qendër e Kuadradon në të majtë, prapa trios Di Maria-vlahoviçki­eza. Ndërkohë, në 3-5-11 apo 3-5-2 e gjithë artileria e rëndë do të ishte në fushë: Kostiç, Rabio, Lokateli, Pogba, Di Maria, Kieza dhe Vlahoviç. Shkurt, një repart ofensiv i frikshëm...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania