Panorama Sport (Albania)

NOTAT E REAL MADRID

-

KURTUA 6 - Nuk është impenjuar asnjëherë nga Barcelona deri në momentin e golit. Gjendet i vetëm përballë Kesit, duke e ndalur atë, por i pafat devijimi i Militaos. Në pjesën e dytë gjen Ansu Fati aleat.

KARVAHAL 6 - Sapo nis takimi nxjerr Modriçin në pozicion shënimi. Më pas i vjen vetë radha të gjendet i vetëm përballë Ter Shtegen pas asistit të Kros, por gabon.

MILITAO 5.5 - Vetëm një gabim, por që i kushton shtrenjtë Realit: nuk arrin të mbajë Kesin dhe për më shumë e çon vetë topin në rrjetën e tij, ndonëse i pafat duhet thënë.

RYDIGER 5.5 - Gjendet në befasi si i gjithë reparti i mbrojtjes nga gabimi i Kamavingës në momentin e golit të Barcelonës. E paguan shtrenjtë pozicionim­in e gabuar.

NAÇO 6 - Ngre qendrën e gravitetit për të mposhtur iniciativa­t e Rafinjës në fillim, duke mbështetur manovrën sulmuese. Ai nuk arrin të largojë topin në momentin e golit.

MODRIÇ 6 - Tremb menjëherë Barçën duke u futur në qendër, por nuk e gjen dot golin, luan si një mesfushor sulmues i shtuar, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit.

KAMAVINGA 5 - Luan në pozicionin e Kasemiros, por i duhet rrugë e gjatë për të bërë për të mbërritur te braziliani. Mbi të rëndon faji i golit të vetëm të takimit.

KROS 6 - Gjeometër në shpirt, ai hap busullën për të gjetur shokë të pamarkuar, duke gabuar rrallë pasimet e shkurtra dhe të gjata. Nga 74' TÇUAMENI 6 - Menaxhon ritmin.

Valverde 5 - Vullneti i mirë nuk mjafton. Është një fotokopje e zbehur e lojtarit që jemi mësuar të shohim këtë sezon.

BENZEMA 5 - Shënon, por goli i anulohet për pozicion jashtë loje. Më pas gjen pak hapësira, me skuadrën që nuk e furnizon me topa.

VINICIUS 5.5 - Shifrat tregojnë se ai ka pasur gjithmonë probleme kundër Arauhos dhe mbrëmja konfirmon historinë: as këtë herë nuk mund të bëjë diferencën.

ANÇELOTI 5.5 - Ai imponon menjëherë ritmin që dëshiron në ndeshje duke shtypur Barcelonën në gjysmën e tij, por Ksavi gjen gabimin për të goditur sistemin mbrojtës të Realit. Entuziazmi dhe intensitet­i i reagimit në pjesën e dytë nuk korrespond­on me një numër adekuat të rasteve të pastra për gol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania