Panorama Sport (Albania)

Pano: Tirana më serioze, por prisni një Partizan tjetër

-

Ledio Pano mendon se derbi i kryeqyteti­t do të jetë shumë i hapur, por sheh Tiranën paksa më të favorizuar në rrugëtimin e saj drejt kësaj ndeshjeje dhe titullit kampion. Ish-futbollist­i i njohur i Partizanit, ka analizuar sot në televizion­in "Panorama TV", situatën e të kuqve, por edhe ato që sheh si avantazhet e Tiranës ndaj tyre.

ECURIA E TË KUQVE - "Partizani kishte ecuri pozitive duke parë fazën e parë. Lojërat nuk ishin në nivelin që duhej, sipas këndvështr­imit tim, por kishte ritëm, dëshirë nga të gjithë dhe prandaj ishte në vendin e parë. Duke filluar nga viti 2023, erdhën gjithë ato ndeshje pa fitore dhe lanë një shije të hidhur, sidomos pas ikjes së Skukës dhe Bitrit. U krijua boshllëk si në sulm, edhe në mbrojtje. Megjithatë, Partizani ka potenciali­n dhe lojtarët për t'i zëvendësua­r. Ndoshta jo 100%, por deri në një masë të madhe".

PROBLEMET - "Nuk është vetëm humbja me Vllazninë, por një vazhdë e ndeshjeve të dobëta të Partizanit, pavarësish­t dy fitoreve, në dy të fundit, edhe pse mori tri pikët, loja nuk ishte e atij niveli që duhet të ketë ky Partizan me lojtarët cilësorë që ka. Duhet më tepër, edhe Kolela është i vetëdijshë­m për forcën dhe potenciali­n që ka Partizani, por nuk po jep atë që duhet. Ndeshja ndaj Vllaznisë ishte ajo që mbushi kupën, megjithëse është edhe derbi, ku ekipet japin të gjithë potenciali­n e tyre".

PËRMBYSJA - "Humbja është gjithmonë rezultat negativ, 3-1 ndaj Vllaznisë nuk është një rezultat që nuk mund të kthehet. Megjithatë, nëse Partizani ndryshon disi në mënyrën e lojës dhe dëshirën e futbollist­ëve për të dhënë maksimumin dhe ndihmuar njëri-tjetrin, besoj se çdo rezultat mund të ndryshojë".

DERBI - "Është kënaqësi të flasësh për derbin. Unë besoj, jo vetëm si pjesëtar i Partizanit, por edhe si ish-futbollist që e ka luajtur këtë derbi, ndjesia e kësaj ndeshjeje është diçka tjetër. Besoj se është ndeshja kryesore e kampionati­t. Besoj se është pika kulminante e kampionati­t dhe pritet nga të gjithë me entuziazëm, aq më tepër në momentin aktual ku Tirana është para Partizanit".

NDRYSHIMI NË DERBI - "Ndeshja derbi ka specifika të tjera, ndaj nuk besoj se do të jetë ai Partizan që ka qenë, që ishte të paktën në ndeshjen e fundit. Besoj se do të jetë një Partizan tjetër, por duhet të ndryshojnë gjëra brenda, mes lojtarëve, në disiplinë e taktikë, në dhënien e maksimumit dhe ndihmën reciproke ndaj njëri-tjetrit".

GARA PËR TITULLIN - "Tirana ka një përqindje pak më të madhe, sepse është më serioze në ekipin e saj. Por nuk përjashtoj as Partizanin e Vllazninë, ndoshta as një ekip tjetër që mund të bëjë hov cilësor në javët në vijim. Por besoj se kjo treshe do të jetë deri në fund në luftën për titull", tha ndër të tjera Ledio Pano.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania