Panorama Sport (Albania)

Dovedan: Do ta kapim shansin, mundim dhe parakalojm­ë Tërbunin

-

Apolonisë i vjen shansi në “derë”. Kanë mundësinë që t’i largohen rrezikut që sot. Mjafton që të mundin Tërbunin në “Loni Papuçiu” dhe kjo do të sillte rokadë në renditje. Nëse tani janë të 10-ët me 19 pikë, me një fitore do t’u merrnin vendin pikërisht pukjanëve. Veljko Dovedan është i bindur për kthesën, ndonëse nuk e fsheh mërzinë për ecurinë e javëve të fundit. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, boshnjaku foli për rrugëtimin e fierakëve dhe synimin.

Apolonia ka 4 javë që nuk fiton dot. Çfarë po ndodh?

Nuk është momenti ynë në kampionat, ne vijojmë të kemi luhatje, prandaj po e vështirëso­jmë ndjeshëm rrugëtimin tonë. Dy barazimet e marra në shtëpi, janë si një humbje. Pika e marrë në Lushnjë pastaj, nuk na ndihmoi aq shumë, edhe pse në transfertë. Jemi të 10-ët dhe në zona të rrezikshme.

Pra, nuk jeni i kënaqur as me barazimin në derbi?

Nuk kam se si të jem, kur barazimi na la në vendnumëro. Nuk po dalim dot nga zona e ftohtë dhe ky nuk është një problem i vogël. Apolonia po vuan mungesën e fitores, por më duhet ta them: në Lushnjë meritonim maksimumin. Krijuam raste, dominuam në tërësi dhe ishim më mirë se kundërshta­ri. Jo gjithmonë fiton më i miri, sado që prodhuam lojë.

Keni shansin që nesër (sot) të parakaloni Tërbunin, kundërshta­r që është +2 nga ju... Do të vijë kthesa e shumëpritu­r në shtëpi?

Është një plus i madh që luajmë në shtëpi, një rival direkt për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Sado që objektivi ynë është krejt tjetër, fillimisht duhet të sigurojmë mbijetesën. Ndaj le ta kalojmë Tërbunin në të gjitha format. Për këtë na duhet edhe ndihma e tifozëve fierakë. Kemi nevojë për mbështetje.

Si është gjendja e grupit?

Gjendja jonë është relativish­t e mirë, sepse kemi punuar të qetë nga ana psikologji­ke dhe me shumë dëshirë e grintë në seancat e përditshme stërvitore. Gjithashtu nuk kemi lënë aspak pas dore analizat pas çdo ndeshjeje, të cilat na bëjnë të kuptojmë ku jemi. HILMI SALIU

APOLONIA Në portë: Harizaj;

Në mbrojtje: Asllanaj, Repaj, Ndubuisi; Në mesfushë: Orelesi, Shanaj, Khalid, Omeri;

Në sulm: Maksuti, Gjata, Antoni;

Trajner: Veljko Dovedan

SKEMA: 3-4-3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania