Panorama Sport (Albania)

Llogari me golat, Troisi: Jemi të etur për fitore

“Gara po vështirëso­het, duhet kujdes i madh”

- ERMAL SIKA

FLAMURTARI/ “Ndalohen gabimet”, trajneri kërkon kreun

Flamurtari kërkon “komandën”. Ga bimet janë zyrtarisht të ndaluara, derisa të kapin vendin e parë. Me këtë mision do të zbresin edhe sot kundër Lushnjës. E dinë që kundërshta­ri vjen për pikë në Vlorë, por kuqezinjtë nuk kanë në plan që të falin. Kjo u kuptua edhe në stërvitjen e fundit, ku u punua më së shumti me finalizimi­n. Trajneri ka këshilluar lojtarët të mos “kursehen”, por të shënojnë sa më shumë dhe rregullojn­ë golavarazh­in. VAZHDIMËSI­A Marcelo Troisi është “i etur” për pikë dhe këtë e deklaron edhe për “Panorama Sport”. Braziliani e pranon që do të jetë një 90-minutësh delikat, por as që e mendon blofin. ”Me Lushnjën do të jetë e vështirë. Luajnë dy skuadra me traditë në futbollin shqiptar, kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë. Sikundër ne, edhe kundërshta­ri ka objektiva. Ne duam që të ngjitemi më lart në klasifikim dhe të marrim kryesimin. Gjatë kësaj jave kemi punuar fort për të nxjerrë një ndeshje të mirë”, u shpreh fillimisht numri një i pankinës.

KUJDESI

Në këtë fazë që ka hyrë kampionati dhe ngjeshjen që është krijuar në renditje, situatat mund të përmbysen direkt. Këtë e ka të qartë edhe 46-vjeçari, ndaj kërkon që skuadra të jetë e kujdesshme në të dyja fazat e lojës. “Në këtë moment ku gjendemi, kampionati është bërë shumë i vështirë, kështu që duhet kujdes i madh. Futemi në fushën e lojës për tri pikët, pavarësish­t se edhe Lushnja do të luajë për të njëjtën gjë. E respektojm­ë shumë kundërshta­rin, por ne jemi të etur për

të marrë pikë. Në fakt, nisur edhe nga ndeshja e radhës me Besën, skuadra luajti mirë dhe morën maksimumin. Këtë gjë do ta bëjmë edhe nesër (sot)”, shtoi tekniku. MISIONI

Trajneri e thotë me shumë vendosmëri, se bashkë edhe me lojtarët po punojnë fort për ta çuar Flamurtari­n ku e ka vendin. Kjo skuadër e “ngroh” shumë. “Ne të gjithë po punojmë fort për ta çuar Flamurtari­n aty ku i takon të jetë. Kjo skuadër e ka vendin në Superiore, kështu që ne do të bëjmë të mundur realizimin e këtij objektivi. Kam shumë besim te këta lojtarë, të cilët kanë cilësi brenda, por edhe dëshirën për të bërë mirë dhe për të dhënë maksimumin në realizimin e këtij objektivi”, shprehet Troisi, që duhet të bëjë llogaritë pa Lejdi Liçajn këtë javë. Mbrojtësi mori të kuq në ndeshjen me Besën, ndaj nuk mund të luajë.

 ?? ?? Marcelo Troisi, trajneri i Flamurtari­t
Marcelo Troisi, trajneri i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania