Panorama Sport (Albania)

MVP në Ligën Gjergj Kastrioti, Kula: Presim të tjerë trofe

“Tek Erzeni ndihem si në shtëpi, jemi ekip i kompletuar”

- ROLAND FAJA

VOLEJBOLL/ 29-vjeçari flet pas suksesit të shijakasve

Gjatë kësaj jave, vë mendjen e sport dashësve të Shijakut nuk e ka pasur futbolli, por volejbolli, sport i traditës me të cilin krenohet i gjithë qyteti. Në një kohë ku financat nëpër klubet e qyteteve të mëdha mezi mjaftojnë për të përballuar një sport dhe jo më dy sporte, në qytetin e Shijakut po mundohen t’i mbajnë të dy sportet në elitë, në sajë të pasionit që kanë këta qytetarë. Mbrëmjen e së mërkurës KV Erzeni arriti të shpallet fitues i ligës “Gjergj Kastrioti”, eveniment i cili për të dytin vit zhvillohet ndërmjet ekipeve më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë. Vitin e shkuar Shijakasit u mjaftuan vetëm me medaljen e argjendtë ndaj Tiranës, ndërsa këtë edicion marrin të artën ndaj Partizanit. Pas suksesit në Ligën Gjergj Kastrioti, “Panorama Sport” ka intervistu­ar Asmend Kulën, lojtarin MVP të finales. Kula tregon për gazetën emocionet e triumfit në Prishtinë, ndërsa thotë se Erzeni nuk ka ndër mend që të ndalet me kaq.

Asmend, fillimisht urime për titullin kampion të Ligës Gjergj Kastrioti dhe vlerësimin MVP në finale. Sa i lumtur jeni dhe kujt ia dedikoni këtë sukses?

Ju falënderoj për vëmendjen që i jepni ekipeve të Erzenit dhe aq më tepër volejbolli­t. Normalisht jam i lumtur, pasi është një fitore e madhe ku mundi dhe sakrifica jonë si

ekip për evenimenti­n Liga Gjergj Kastrioti u finalizua më së miri. Këtë sukses ia dedikoj më së shumti familjes sime dhe sigurisht atyre që na kanë mbështetur gjithmonë si ekip, ku gjej rastin të falënderoj kryetarin e bashkisë, drejtuesit po ashtu dhe tifozët tanë.

Si ndiheni në Shijak dhe si është fryma në këtë ekip?

Që kur jam bërë pjesë e Erzenit e deri më tani mund të them me plot bindje që jam ndierë si në shtëpi. Jemi të gjithë një. Punojmë së bashku për një qëllim, të korrim sa më shumë suksese dhe volejbolli

shijakas të jetë gjithmonë elitar.

A mendoni se e ka Erzeni potenciali­n për të arritur suksese te tjera në vazhdimin e këtij edicioni, por edhe në edicionet në vazhdim?

Konkurrenc­a është e fortë. Ka mjaft ekipe të përgatitur­a, por nëse japim maksimumin dhe fokusohemi te synimet tona, besoj se Erzeni e ka fuqinë për të korrur vetëm suksese. Mendoj se jemi ekip i kompletuar, ku secili prej nesh plotëson njëri-tjetrin dhe të gjithë së bashku bëhemi një.

Cilët janë objektivat tuaja personale për sa i përket ekipit të Erzenit dhe atij kombëtar tani që mesa duket keni rifituar dhe formën tuaj më të mirë?

Objektivat janë te shumtë, por le t’i marrim me radhë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Sapo morëm një Kupë dhe nuk besoj se do të jetë e vetmja. Presim dhe te tjera…

 ?? ?? Asmend Kula me trofeun e Ligës Gjergj Kastrioti dhe me çmimin e lojtarit MVP
Asmend Kula me trofeun e Ligës Gjergj Kastrioti dhe me çmimin e lojtarit MVP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania