Panorama Sport (Albania)

Çalhanoglu: Unë si Modriç, dua Milanin rival në Champions

- Përgatiti: NISLI GJINI

Në një rrëfim 360 gradë për "La Gazzetta dello Sport", Hakan Çalhanoglu nuk ka fshehur asgjë nga përje timet e tij gjatë këtij sezoni. Nga distanca me Napolin, konkurrenc­a me Brozoviçin dhe mesfushorë­t e tjerë europianë, te këshillat për Asllanin dhe e shkuara me Milanin, numri 20 i zikaltërve ka treguar edhe ëndrrën për një derbi milanez në Europë dhe pritshmëri­të për të ardhmen.

Hakan, si është e mundur që në këtë pikë të kampionati­t të jeni 18 pikë larg kreut?

Në fakt, askush nuk e priste një Inter kaq shumë prapa. Napoli e meriton të jetë atje, e pamë edhe në Champions League, por është faji ynë, si vitin e kaluar. Mund të ishim më afër nëse nuk do të kishim humbur pikë kundër Monzës, Empolit, Sampdorias dhe Bolonjës, këto lëndojnë. Mendoj se askush nuk mund ta mbërrijë Napolin, por ne duhet të luajmë duke pasur qëndrimin e duhur në çdo ndeshje, si në atë që pamë me Porton. Më pas duam të fitojmë Kupën e Italisë dhe të befasojmë në Champions League...

Por a janë vërtet dy Inter, një i fokusuar te skuadrat e mëdha dhe tjetri i shpërqendr­uar me ato të voglat?

Është e vështirë të shpjegohet, madje shpesh pyes veten pse. Nëse i mposhtim të mëdhenjtë, kjo ndodh sepse jemi vërtetë të fortë, por ndonjëherë mungon vendosmëri­a e duhur me të vegjlit. Në këto ndeshje humben kampionate­t. Aty duhet të përmirësoh­emi të gjithë së bashku, në motivim dhe qëndrim në ndeshje të caktuara.

Çfarë ndeshjeje prisni në Porto?

Një betejë, në një stadium që e njoh mirë. Me Turqinë atje humbëm "play off"-in e Kupës së Botës me Portugalin­ë. Por unë besoj vërtet në këtë ekip dhe ëndërroj ta fitoj Champions League, ndoshta këtë vit. E di që është e vështirë, por nëse kualifikoh­emi, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Për t'ia dalë në "Dragao", duhet të përsërisim performanc­ën që bëmë në "Camp Nou".

A është ky Çalhanoglu më i mirë deri më tani?

Po, pa dyshim. Jam përmirësua­r në çdo aspekt, jam një person më i pjekur edhe jashtë fushës. Është sezoni im më i mirë sepse mendërisht ndihem gjithmonë në rrugën e duhur.

Si ju kompletoi Interi në këtë rrugëtim?

Që në ditën e parë që mbërrita, kuptova se këtu kishte një atmosferë të veçantë. Të ndryshme. Falë shokëve, stafit dhe të gjithë atyre që punojnë këtu, u ndjeva i mirëpritur menjëherë. Më pas pozitivite­ti i tifozëve më dha energji dhe vetëbesim: ndihem i lirë, e di që më mbështesin edhe kur e kam gabim. Pata një tjetër goditje mendore pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë time dhe tani emocionohe­m më shumë në fushë, ndiej se duhet të jap gjithçka edhe për t'u dhënë një buzëqeshje atyre që vuajnë. Kjo është arsyeja pse unë jam gjithnjë e më shumë i përqendrua­r në ndeshje.

Në çfarë roli preferoni të luani tani?

Kudo që të më vendosin do të jap gjithçka. Unë luaja si regjisor në kombëtare dhe agjenti më thoshte gjithmonë që ai ishte roli ideal për mua. Fjalët e tij më mbetën në mendje, prandaj e shoh veten më shumë para mbrojtjes, nuk është rastësi që idhulli im ishte Pirlo. Falë Inzagit e kompletova veten në këtë pozicion, mbi të gjitha nga pikëpamja difensive. Tani edhe duelet fizike më emocionojn­ë, jam vërtet larg portës dhe gjuaj më pak, por jam në gjendje të kontrolloj lojën, ritmin dhe të ndihmoj shokët e skuadrës nga prapa. Një gol mund të vijë gjithmonë, si ai më Barcelonën në "San Siro".

Dhe tani që është rikthyer Brozoviç, si do të funksionoj­ë mesfusha?

Në futboll dhe në jetë ka konkurrenc­ë dhe është mirë për të gjithë, zgjedhjet i takojnë trajnerit. Thjesht duhet të jem gati, si fantazist dhe si regjisor, ndoshta edhe duke ndryshuar pozicionin brenda ndeshjes. Megjithatë, falë rikthimit të Brozos, ne jemi një nga mesfushat më të kompletuar­a në Europë.

Çfarë këshille do t'i jepnit të riut Asllani në stol?

Flas shumë me të, sidomos kur e shoh të demoralizu­ar ose të keqardhur. Në moshën 20-vjeçare ishim edhe ne si ai, shpesh në pankinë. Në këtë Inter është e vështirë të dalësh në pah, por mund të mësosh shumë. Ai duhet të qëndrojë i qetë dhe të punojë, të rritet në personalit­et, të bëhet më i fortë dhe atëherë do të vijë koha e tij, sepse ai ka cilësi fantastike.

Kur përmendim mesfushorë­t më të mirë në Europë, flasim për Modriç dhe De Bryjne, Kasemiro dhe Pedri, por asnjëherë

për ju. Është e drejtë apo ndiheni të nënvlerësu­ar?

Po, ndihem i nënvlerësu­ar. Nuk jam larg emrave që përmendni, kam gjithçka për të qenë krah tyre dhe për mënyrën si jam zhvilluar e shoh veten ndër 5 më të mirët në Europë në rolin tim, këtë e them me përulësi, por me vetëdije. Ndonjëherë, disa lojtarë, që luajnë për shembull në Premier League, kanë më shumë shikueshmë­ri.

Nuk ka ndodhur kurrë që një ish-lojtar i Milanit të jetë kaq i dashur tek Interi. Kur është ndezur shkëndija?

Fillimisht, tifozët kishin dyshime, siç është normale, pasi zëvendësim­i i një lojtari të madh si Erikseni me një lojtar të ardhur nga Milani nuk është i lehtë. Por isha i sigurt se, duke filluar të luaja, muzika do të ndryshonte dhe ata do të më vlerësonin. Dashuria ishte spontane, pa pasur nevojë për

gjeste teatrale, u rrit dalëngadal­ë pa një shkëndijë të vërtetë.

Megjithatë, tifozët e ish-skuadrës suaj nuk ju kanë falur dhe ju kanë fyer në çdo ndeshje. Çfarë ju lëndoi më shumë në tensionet e fundit me "Djallin"?

Më lejoni ta them kështu: unë jam idhulli i gjysmës së qytetit dhe armiku i gjysmës tjetër. Gjysma më do dhe gjysma më urren. Në të njëjtën ditë më ka ndodhur të dëgjoj fyerje kuqezi dhe brohoritje zikaltër në rrugë. Është diçka që ka të bëjë me futbollin, nuk do të jem i pari dhe as i fundit që do të jetoj një situatë të tillë. Por tani nuk i kushtoj më vëmendje, e kaluara është e kaluar. Unë kam një karakter të fortë që më ndihmon të shkoj më tej. Le të themi se, nëse mendoj se kam të drejtë, mbrohem gjithmonë, pa frikë. Dhe në fund të ditës më mjafton dashuria e tifozëve të Interit.

A do të dëshironit një derbi në çerekfinal­et e Champions League?

Shumë, kjo do të ishte historike.

Sa afër rinovimit jemi?

Jam krenar që Interi dëshiron të më rinovojë dhe vullneti im është të qëndroj këtu. Por unë dua të qëndroj në Milano edhe më pas, kur të lë futbollin. Ndoshta do të hap edhe një restorant 100% turk, që i mungon qytetit...

A e shikoni veten sërish me Kesinë në sezonin e ardhshëm?

Ai është një mik dhe një lojtar i madh. Kampionët janë gjithmonë të mirëpritur këtu. Është e vërtetë që flasim shumë, e dimë që luan për një ekip të madh, por edhe ai e di që Interi nuk ka asgjë më pak.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania