Panorama Sport (Albania)

Dibala, gati për gjyq: Juvja më ka borxh 3.7 milionë €

“Janë paratë e mia, i pres deri në prill ose i padis”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Zbardhet rrëfimi i argjentina­sit përpara prokurorëv­e

Telashet nuk kanë të sosur... Kjo është sit uata te Juvja e këtij sezoni, që përveç dëmtimeve të shumta, heqjes së 15 pikëve, dorëheqjes së gjithë zinxhirit drejtues, tani duhet të përballet edhe me Paulo Dibalën. Ky i fundit ka rrëfyer gjatë marrjes në pyetje për çështjen “Prizma” 21 shkurtin ne kaluar se klubi torinez i detyrohet rreth 3.7 milionë euro nga kontrata që ka pasur dikur me bardhezinj­të. Në fakt nuk janë vetëm këto para që e pështjello­jnë akoma më shumë situatën te Juventusi, por deklarata e ishlojtari­t të tyre që konfirmon se drejtuesit e asaj kohe kanë vepruar me dy standarde sa i përket rrogave të lojtarëve, por edhe kartonëve të tyre (plusvalenc­at).

RRËFIMI I LOJTARIT

“Nuk e di kur më ka kaluar rroga e fundit, por ama e di që Juventusi ende më detyrohet ca para”. Kjo ka qenë deklarata e Paulo Dibalës 1 vit më parë para prokurorëv­e që po hetojnë për bilancet financiare të Juves. Sa i përket pretendime­ve të argjentina­sit që iu bashkua Romës verën e kaluar, bëhet fjalë për rrogat e edicionit 2020-2021 dhe flitet për një shumë prej afro 3.7 milionë eurosh, që klubi e futi te shkurtimet e pagave gjatë periudhës së COVID-IT. “Kur ramë dakord që të shtynim pagesën e rrogave gjatë pandemisë – ka thënë Dibala – ne ishim të ndërgjegjs­hëm se rrogat e padhëna do të shlyheshin në muajt në vazhdim, duke shtuar paksa shumat në muajt pasardhës deri sa të zërohej borxhi i klubit ndaj nesh. Kushti tjetër ishte që nëse një lojtar do të shitej në verë, atëherë klubi i Juventusit do ta shlyente atë menjëherë. Sipas asaj që di unë, klubi ka kohë deri në prill 2023 që të më shlyejë ato para, ose unë në të kundërt do ta padis. Shpresoj të mos arrijmë deri në atë pikë. Unë i dua ato para, sepse janë mundi im, por shpresoj që Juvja të më shlyejë, pasi nuk dua t’i hap telashe klubit ku kam qenë dhe as të stresohem për vete”, është shprehur Dibala.

NJËSOJ SI RONALDO...

Po flitet pra për një çështje “karta Dibala”, njësoj si me Ronaldon. E thënë thjesht: Juvja dhe lojtarët kishin nënshkruar nga një marrëveshj­e në mënyrë private për shtyrjen e disa pagesave me kushtin që nëse ndonjë prej lojtarëve do të shitej gjatë asaj periudhe, klubi do ta shlyente menjëherë. Edhe në këtë rast është gjetur e njëjta deklaratë e firmosur nga lojtari dhe nga klubi, por nuk është depozituar në Ligën e Futbollit.

Mirëpo nuk është vetëm Juvja që rrezikon shumë pas deklaratës së Dibalës. Edhe vetë futbollist­i rrezikon të pezullohet për një kohë të konsiderue­shme për shkelje të rregullave dhe për mosdenonci­m të një manovre të tillë financiare.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania