Panorama Sport (Albania)

“Autobusi” 6-3-1 i Ksavit, kështu ia mori frymën Realit

Benzema u zhduk mes mbrojtjes dhe sulmi madrilen u shua

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Plani anti-vinicius dhe dyshja Gavi-rafinja, kyç për fitoren

Të gjithë në Spanjë kanë qenë në një mendje se “El Clásico” e vajtjes e vlefshme për gjysmëfina­let e Kupës së Mbretit ka qenë një ndeshje atipike. Për herë të parë kemi parë një Real Madrid dominues të plotë të topit. Në krahun tjetër, për herë të parë kushedi pas sa shumë kohësh, kemi parë një Barcelonë në modaliteti­n “për mbijetesë”, e tërhequr thellë në mbrojtje duke përqafuar fort sistemin difensiv. Një skuadër që ka zbritur në fushë me klasiken e Ksavit 4-3-3, por që në fushë është transformu­ar në një 6-3-1. Të shumë e kanë etiketuar taktikën e Ksavit si “alla Murinjo”, duke parkuar autobusin para portës së Ter Shtegen. “Nga Ksavineta në Ksavibus” titullonte gazeta “Marca”, duke ironizuar Ksavin. Të shihje një Madrid që qëndronte në mënyrë konstante në gjysmëfush­ën e Barcelonës nuk kujtohet prej shumë kohësh. Sikurse nuk kujtohet fakti tjetër se pavarësish­t këtij dominimi gati absolut në zotërimin e topit, Reali nuk ka krijuar asnjë gjysmë rasti për gol. Në “Santiago Bernabeu”, me të gjithë atë arsenal ofensiv, shprehja më e përshtatsh­me do të ishte: goli i Realit është te dera. Por në fakt nuk ka ndodhur asgjë nga këto. Reali përkundraz­i mund ta quajë veten me fat që takimi u mbyll vetëm 01, me Ansu Fatin që i hoqi golin e dytë Barcelonës. Kanë qenë të shumta detajet taktike të cilat vendosën fatin e “Klasikes” në Kupën e Mbretit.

PRESINGU I LARTË DHE DYSHJA KROS-KAMAVINGA - Ndryshe nga “Klasiket” e tjera, Ançeloti zgjodhi të paraqitej në fushë me një linjë presingu të lartë, që ishte shumë e avancuar që në fillim. Mungesa e Pedrit në nxjerrjen e Barçës përpara dhe Levandovsk­it për të pritur topat e gjatë dhe vënien nën presion të mbrojtjes së Realit i kufizonte jo pak burimet e Barçës në fillimin e takimit. I çliruar nga këto dy rreziqe të mëdha, Reali mund të kishte kontrollin e plotë të topit. Skuadra e Ançelotit ishte ajo që diktoi tempin e ndeshjes dhe ishte në mënyrë të vazhdueshm­e në gjysmëfush­ën e Barçës. Barça gjithashtu u përpoq të bënte presion mbi rivalin e saj në fillim, por Ançeloti organizoi një “mbrojtje” të dyfishtë me Krosin dhe Kamavingën.

Ndërkohë, Modriç dhe Valverde vepronin nga krahët si anësorë fals. Kamavinga qëndroi në linjë me gjermanin për të ofruar gjithmonë një opsion shtesë për mbajtësin e topit. Magjia e Ançelotit funksionoi përveç topit të humbur nga

francezi që përfundoi me golin e Barçës.

PLANI ANTI-VINICIUS - Siç është bërë e zakonshme në “Klasiket” e kohëve të fundit, Arauho u zhvendos nga qendra e mbrojtjes në të djathtë për të ndalur rrezikun numër një të Realit, Viniciusin. Mbajtja e braziliani­t larg zonës së katalanasv­e ishte një parakusht për të dalë pa dëme nga “Bernabeu”. Uruguaiani e bëri mjaft mirë detyrën e tij, por nuk ishte i vetëm. Ksavi propozoi një sistem ndihme që funksionon­te në mënyrë perfekte. Së pari me animin e Frenkie de

Jongut, i cili ishte lojtari i ngarkuar të shkonte në ndihmë të krahut të djathtë të Barçës në shumë raste. Ndihma e dytë erdhi nga partneri i Arauho, braziliani Rafinja. Sulmuesi i krahut i Barçës ishte veçanërish­t i ngarkuar për të bërë detyra mbrojtëse dhe tërheqja e tij ishte një tjetër shtyllë mbi të cilën bazohej sistemi i fortë mbrojtës i Barçës.

LINJA MBROJTËSE SHUMË POSHTË - Shtytja e Madridit, si nga krahët dhe nga qendra e bënë Barcelonën të mbrohet më thellë se kurrë. Kishte kaluar shumë kohë pa

parë që aq shumë lojtarë të Barçës të gjendeshin pranë portierit të tyre Ter Shtegen. Në këtë tërheqje, me rëndësi të veçantë ishte roli i anësorëve, Rafinja dhe Gavi, por dhe Ferran Torres. Dy të parët vepruan si anësorë fals, kurse Torres ndodhej herë pas here në pozicionin e mesfushori­t të qendrës, duke bllokuar lojën e Realit.

PAK HAPËSIRA PËR BENZEMANË – Tërheqja e Barcelonës në 20 metrat e fundit e ndërlikoi shumë pjesëmarrj­en e Karim Benzemasë në manovrën sulmuese të Realit. Francezi sigurisht që nuk

po kalon momentin e tij më të mirë, por në të tilla ndeshje “Topi i Artë” di të nxjerrë diçka ekstra nga vetja. Ndaj Barçës nuk e bëri, kjo edhe për shkak të gardhit të ndërtuar nga Ksavi. Benzema u gjend i bllokuar mes dy qendërmbro­jtësve dhe dyshes së mesfushës Buskets-de Jong. Ai nuk kishte hapësirat e zakonshme mes linjave të Barçës që këtë herë ishin ngushtuar në minimum. Edhe kur tentoi të lëvizte nga krahët rezultati ishte sërish negativ. Pjesëmarrj­a e tij në manovër ishte fragmentar­e. Kjo bëri që sulmi i Ançelotit të shuhej.

 ?? ?? Arauho nuk është lënë i vetëm ndaj Viniciusit. De Jong dhe Rafinja e kanë dubluar gjithnjë
Arauho nuk është lënë i vetëm ndaj Viniciusit. De Jong dhe Rafinja e kanë dubluar gjithnjë
 ?? ?? Linja e sulmuesve të Barcelonës e gjitha e tërhequr shumë prapa në ndihmë të mbrojtjes
Linja e sulmuesve të Barcelonës e gjitha e tërhequr shumë prapa në ndihmë të mbrojtjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania