Panorama Sport (Albania)

Reali i beson historisë për të përmbysur Barçën

Madrilenët janë kualifikua­r në tri raste në Kupë kundër katalanasv­e

-

Reali i Madridit dhe Barcelona kanë luajtur të enjten aktin e parë të gjysmëfina­leve në Kupën e Mbretit. Katalanasi­t minimalist­ë dhe tepër pragmatist­ë në lojën e tyre kanë mundur të marrin një fitore 0-1, që i vendos në pozita të favorshme për takimin e kthimit, i cili do të luhet më 5 prill në “Camp Nou”. Një avantazh jo i vogël për të besuarit e Ksavit, por trajneri i katalanasv­e nuk i zë besë Realit. Jo më kot edhe pas takimit të fituar në Madrid, Ksavi ka qenë i përmbajtur në deklaratat e tij. “Nuk ka përfunduar asgjë”, “Reali i Madridit është një skuadër e madhe që di të përmbysë rezultatet”, “Ne kemi fituar, por Reali mbetet sërish favorit”, ishin disa nga frazat e trajnerit të Barcelonës pas suksesit në “Bernabeu”. Ndoshta ai ka të drejtë, duke parë historinë e Realit. Por natyrisht që tashmë është skuadra e tij që ka gjithçka në dorë. Nga ana tjetër, Reali i Madridit është i detyruar të shkojë në fillim të prillit në Barcelonë me një objektiv të vetëm: të fitojë për të

parë më pas se çfarë do të ndodhë. Humbja e pësuar të enjten ia dikton një mision të tillë skuadrës së Ançelotit. Italiani ka qenë optimist edhe pas humbjes. “Los Blancos” u besojnë shifrave dhe historisë për të menduar në një përmbysje që do t’u jepte dhe biletën për të shkuar në finalen e madhe të 6 majit në “La Cartuja”

në Sevilje. Shifra që i bën madrilenët optimistë është se ata kanë munduar të kualifikoh­en tri herë përballë Barcelonës pa mundur të fitojnë takimin e parë. Për ta bërë me intriguese historinë, është se të tria përmbysjet kanë ardhur në Kupën e Mbretit siç është dhe çifti aktualisht. Përmbysja e parë daton në vitin 1962,

me Realin që mundej në ndeshjen e parë 0-1 dhe fitonte atë të kthimit me shifrat 3-1. E dyta do të vinte 31 vjet më pas (1993), me takimin e vajtjes që mbyllej 11 dhe në takimin e kthimit Reali fitonte 2-1. Më e fundit është përballja e dyfishtë në vitin 2013 me 1-1 në takimin e vajtjes dhe fitoren 3-1 në ndeshjen e kthimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania