Panorama Sport (Albania)

32 ndeshje pa fituar penallti, Klop: Mezi po e pres Junajtidin

“Mançesteri po luan më mirë se ne, sytë e botës këtu”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

“Reds” kanë që prej prillit 2022 pa fituar një 11-metërsh

Jyrgen Klop ka mbetur i befasuar kur në konfer encën për shtyp përpara ndeshjes me Junajtidin mësoi rekordin e skuadrës së tij që nuk ka fituar një penallti në Premier Ligë. “Reds”-t presin në “Anfield” rivalët të dielën, ndërsa skuadra e Klopit do të kërkojë që të ngushtojë diferencën me 4 vendet e para në një sezon ku po vuajnë të gjejnë vazhdimësi. Tekniku gjerman tha se statistika­t po tregojnë se skuadra po bën gjërat e duhura, por një shifër flet kundër ekipit të tij, i cili ka 32 ndeshje në kampionat pa fituar një penallti. Hera e fundit që atyre u është akorduar një 11-metërsh ishte kundër Uotfordit në prill të vitit 2022, ndërsa ata kanë bërë 1.138 prekje topi në zonën kundërshta­re që prej penalltisë së fundit. “Uau, por ne ende jemi të dytët sa i përket statistikë­s së zotërimit të topit dhe të dytët për goditjet në portë. Megjithatë është për t’u habitur që ka kaluar një kohë e gjatë pa fituar një penallti”, tha trajneri. Rekordi më i gjatë i një klubi anglez që nuk ka fituar penallti mbetet ai i Uimbëlldon­it (19972000) prej 91 ndeshjesh. Në lidhje me sfidën me “Djajtë”, ai shtoi: “Gjithnjë mezi e pres këtë ndeshje. Kjo është ‘ndeshja’. Junajtidi po luan një sezon shumë më të mirë se ne, por kjo nuk do të thotë asgjë. Kjo është ajo që shijoj më shumë nga këto sfida. Sytë e gjithë botës do të jenë të drejtuara këtu për 94 minuta”.

Rashford pritet të jetë kërcënimi kryesor për skuadrën e tij, ndërsa gjermani komentoi: “Është thuajse e pamundur që ti të jesh i lumtur për diçka te Junajtidi si trajner i Liverpulit. Por unë jam shumë i gëzuar për Rashfordin, sepse ai kaloi një vit shumë të vështirë sezonin

e shkuar dhe nuk po arrinte të luante në nivelin që po bën këtë sezon. Po luan në mënyrë të pabesueshm­e. Ka shpejtësin­ë, teknikën, një përzierje të gjithçkaje. Është i qetë përpara porte, shënon gola të thjeshtë dhe gola të nivelit botëror”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania