Panorama Sport (Albania)

Junajtidi, gjysmë milioni bonus po fituan ‘poker’-in

Ten Hag: Le t’ua lëmë tifozëve ëndrrat, luftë në “Anfield”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Secili prej “Djajve” do të përfitonte nga 485 mijë paund

Futbollist­ët e Mançester Junajtid it mund të përfitojnë gati gjysmë milionë paund bonus secili në rast se klubi do të arrijnë të fitojnë katër trofetë këtë sezon. Markus Rashford me shokë kanë arkëtuar që tani rreth 65 mijë paund si shpërblim për triumfin në Kupën e Ligës të dielën, ndërsa “Djajtë” fituan trofeun e parë pas 6 vitesh. Por “Sportsmail” ka mësuar se bonuset do të bëhen edhe më të majme, ndërsa lojtarët do të vijojnë secili nga 85 mijë paund për secilin prej triumfeve të mundshme në Kupën FA (janë në çerekfinal­e) dhe Ligën e Europës (1/8-at). Por bonusi më i madh, i cili është përcaktuar 250 mijë paund për futbollist, do të jetë ai në rast se skuadra e Ten Hagut do të arrijë të rikuperojn­ë diferencën prej 11 pikësh që kanë me kryesuesit e Arsenalit duke u shpallur kampionë për herë të parë pas 10 vitesh. Por edhe nëse ata do të renditen mes katër vendeve të para, do të përfitojnë një pjesë të bonusit prej 250 mijë paundësh që është përcaktuar në rast se shpallen kampionë. Kjo do ta dërgonte totalin e shpërblimi­t financiar për lojtarët në 485 mijë paund për secilin.

TEN HAG – Trajneri i Junajtidit tha në konferencë­n e djeshme se një fitore në “Anfield”-in armiqësor nesër do të jetë një hap i rëndësishë­m në përmirësim­in e skuadrës së tij: “E dimë që atmosfera nuk do të jetë mbështetës­e për ne, por ne duhet ta menaxhojmë atë. Lojtarëve tanë u pëlqejnë të luajnë në një atmosferë të tillë. Kam qenë në ‘Anfield’. Do të jetë armiqësor kundër nesh, por na

pëlqen. Do të jetë një luftë e vërtetë”. Tekniku holandez këmbënguli edhe njëherë se lojtarët e tij nuk do të shpërqendr­ohen nga ideja që mund të fitojnë çdo trofe të mundshëm këtë sezon: “Nuk po flasim për atë. Po flasim për ndeshjen e

radhës, e cila është shumë e rëndësishm­e. ‘Pokeri’ është për ëndërrimta­rët, është për tifozët, por jo për ne dhe lojtarët e dinë këtë. Ata nuk do të shpërqendr­ohen prej ëndrrave të bukura. Kështu që ju mund të ëndërroni, por jo ne”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania