Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, në krye pas 35 ditësh

Juri, Beqja dhe një autogol mjaftojnë për pikët. Verdhejesh­ilët mbeten në zonën e rënies

- ERMAL SIKA

Kuqezinjtë rimarrin “komandën” e Kategorisë së Parë, nuk e kursejnë aspak Lushnjën

Flamurtari rimerr “komandën” pas 35 ditësh. Fitorja 3-0 me Lushnjën dhe ndalesa e Skënderbeu­t, i dhanë vendin e parë në klasifikim. Me Flores si kapiten dhe me skemën 4-3-3, kuqezinjtë e Marcelo Troisit kanë arkivuar një trepikësh të rëndësishë­m për objektivin madhor. Verdhejesh­ilët erdhën për pikë, por dolën thatë dhe rrezikojnë gjithnjë e më shumë rënien.

PJESA E PARË

Takimi nis me një gol të shpejtë. Do të ishte minuta e tretë, kur Fernando kombinohet me Jurin dhe ky i fundit nuk fal me të djathtën. Lushnja nuk pajtohet me rezultatin, por i mungon forca e duhur. Është Levendi që provon me një gjuajtje me kokë, por Kuka e ndal pa problem. Në minutën e 23të, ka një tjetër rast të mirë për Flamurtari­n. Juri gjuan në zonën e rreptësisë, duke shërbyer për Auguston, por rrëshqet. Miqtë përgjigjen dy herë me Samaken, barazimi nuk duket. Pas disa tentativas­h, në të 43-ën vjen goli i dytë. As fati nuk është me verdhejesh­ilët. Basha devijon një krosim të Flores, duke shkaktuar autogol. Nuk e fsheh gëzimin Marcelo Troisi që duartroket, në një kohë që vlonjatët shkojnë të qetë në pushim.

PJESA E DYTË Vlonjatët vijojnë kundërsulm­et edhe në këtë pjesë, por pa pasur mundësi reale shënimi. Në të 67-ën është Magani që mundohet të “gatuajë” diçka, por largon

Shkalla. Shkon jashtë edhe një tentativë e Nurit, i futur në lojë në këtë fraksion loje. Atë që nuk e bën dot Lushnja, Flamurtari e realizon lehtësisht pas tre minutash. Pas një aksioni personal,

Beqja vendoset përballë Kaloshit dhe e ndëshkon për 3-0. Mbrojtësi feston duke ia dedikuar golin djalit të sapoardhur në jetë. Në tri minutat shtesë Doksani ka mundësinë të shënojë një eurogol, kur shkakton të majtë nga distanca, por gjuajtja shkon jashtë. Me këtë fitore, Flamurtari shkon në krye të tabelës së klasifikim­it, me një pikë më shumë se Dinamo dhe Skënderbeu. Kjo e bën luftën për ngjitjen edhe më të ashpër. Lushnja zbret në vendin e parafundit të klasifikim­it, duke e bërë malore mbijetesën.

 ?? ?? Brazilianë­t kërcejnë “samba” pas golave
Brazilianë­t kërcejnë “samba” pas golave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania