Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja super, thyen Teutën dhe merr kryesimin BASKET/ K1

Shkëlqen edhe Tirana, fitore me rekord kundër Vllaznisë

-

BASKET/ Lezhjanët liderë në Superligë, durrsakët të dytët

Superliga e basketbol lit të meshkujve ka kompletuar javën e 14-të me dy takime të zhvilluara të shtunën. Besëlidhja fitoi supersfidë­n kundër Teutës, për të marrë e vetme tashmë kryesimin e kampionati­t. Në ndeshjen tjetër, Tirana doli me një sukses treshifror nga transferta e Shkodrës kundër Vllaznisë, me këta të fundit që tashmë vetëm një hapësirë e vogël matematiko­re i ndan nga rënia një kategori më poshtë.

BESËLIDHJA-TEUTA - Të mbështetur nga publiku i tyre i zjarrtë në “Asllan Rusi”, lezhjanët morën një sukses të rëndësishë­m përballë durrsakëve, duke u ngjitur tashmë të vetëm në krye të Superligës. Me financim të fuqishëm nga Bashkia Lezhë, që ka ndërtuar një skuadër duke investuar mbi 100 mijë euro, Besëlidhja e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali po e shpërblen gjithçka me rezultate në parket. Lezhjanët kaluan një provë zjarri kundër Teutës, ekipit kampion në fuqi dhe lider absolut të viteve të fundit në basketboll­in shqiptar. Përballja e kryesuesve u fitua me rezultatin 75-67 nga Besëlidhja. Ndeshja nisi me 5 pikët e para të realizuara nga Teuta, ndërsa ky do të

ishte momenti i vetëm që skuadra e drejtuar nga Melzin Lazimi do ta shikonte veten në avantazh, pasi Besëlidhja përmbysi shumë shpejt në 8-6, për ta fituar periodën e parë 18-15. Edhe në çerekun e dytë ekipet luftojnë fort, fraksion që mbyllet 18-16 për vendësit, ndërsa pas 20

minutash rezultati shënon 36-31 për Besëlidhje­n. Lezhjanët fitojnë edhe çerekun e tretë 22-17 dhe udhëheqin 5848 pas 3 periodash. Në minutat e para të periodës së katërt, Besëlidhja thellon deri në +15, por Teuta riorganizo­het dhe nisi ofensivën e rikuperimi­t. Durrsakët luajnë me efikasitet

në sulm, si dhe mbrohen mirë, për t’u afruar deri në –4 pikë, rreth 3 minuta nga sirena përfundimt­are. Momentet e fundit bëhen tepër të tensionuar­a, me durrsakët që kanë pretendime të vazhdueshm­e edhe për vendimet e gjyqtarëve. Besëlidhja arrin që ta administro­jë avantazhin,

për ta mbyllur me festë para tifozëve. Morris me 23 pikë (6 trepikësha), ishte lojtari më i mirë për Besëlidhje­n. Te Teuta spikati Sullivan me 27 pikë e 13 ribaunde.

VLLAZNIA-TIRANA – Bardheblut­ë e Erkand Karajit dolën me një triumf të rëndësishë­m nga Shkodra, duke

fituar kundër Vllaznisë me rezultatin treshifror 88-121. Vendësit bënë rezistencë vetëm në gjysmën e takimit, duke e mbyllur 20 minutat e para me një pikë avantazh 5554. Më pas Tirana dominoi totalisht, duke treguar madje një rendiment të jashtëzako­nshëm në sulm për të vendosur edhe rekordin sezonal për sa u përket pikëve të realizuara në një ndeshje, plot 121. Hysenagoll­i me 24 pikë e 15 ribaunde, Hamati me 30 pikë dhe Bonner me 28, udhëhoqën kryeqyteta­sit në këtë sukses. Për Vllazninë efikasitet­in më të lartë e kishte Smith me 23 pikë e 13 asiste.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania