Panorama Sport (Albania)

Egnatia “nevrike”, kartonët bëhen problem

-

Prej barazimit 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinal­e, por edhe prej humbjes më të fundit në kampionat 2-1 ndaj Erzenit, tek Egnatia nuk kanë kohë të merren me asgjë tjetër, përveçse t’i kushtojnë tërë vëmendjen e duhur përgatitje­s me seriozitet e përgjegjsh­mëri ndeshjes së kësaj të mërkure për Kupën. Sa për kujtesë edhe në edicionin e kaluar barazimi 1-1 në Rrogozhinë në ndeshjen e parë nuk e kishte penguar Egnatian të luante bukur e të synonte kualifikim­in në takimin e kthimit në Laç, ku koha 90-minutëshe bashkë me dy shtesat 2x15’ qenë mbyllur 0-0 dhe vetëm nga rezultati i gjuajtjeve nga 11-metërshi të mbyllura 3-2 për Laçin, Egnatia nuk arriti të bënte të mundur ëndrrën e shkuarjes për herë të parë në gjysmëfina­le. Ky objektiv mbetet i njëjtë tashmë për rrogozhina­sit. KARTONËT – Janë 29 të verdhë dhe 2 të kuq vetëm në 7 javë të fazës së tretë që ngrenë tek Egnatia

“alarmin” mbi numrin rekord tashmë të ndëshkimev­e për këtë sezon. Jo vetëm për futbollist­ët, por në listë janë edhe drejtues të stafit teknik që janë “fshikullua­r” nga arbitrat. Në 25 javët e deritanish­me të kampionati­t janë në total 73 kartonë të verdhë dhe 4 të kuq, që tregojnë se skuadra rrogozhina­se në mënyrë krejt të habitshme, duke e njohur të gjithë stilin e lojës së saj teknike dhe jo agresive në fushë, nuk ka ditur të kontrolloj­ë si duhet nervat në fushën e lojës, por dhe jashtë perimetrit të saj. Të vjen keq që pjesa më e

madhe e këtyre kartonëve janë marrë në mënyrën më naive, për protesta krejt të kota, e pa asnjë shkak. Tetë kartonët e verdhë dhe një i kuq në takimin e fundit humbur me Erzenin, jo vetëm te ndeshja e kthimit çerekfinal­e e Kupës të mërkurën ndaj Laçit, por edhe te

takimi i javës së 26-të të kampionati­t në “Arena Egnatia” këtë fundjavë ndaj Teutës, mund të kenë ndikimet e tyre. Pikërisht pra nga mungesat që vijnë prej skualifiki­meve me kartonë, që e thënë troç: i kanë kaluar madje limitet e mundshme të tyre. FATMIR EFICA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania