Panorama Sport (Albania)

Sinani: E fortë, kalon Vllaznia

“Jemi të vetëdijshë­m se na pret një ndeshje e komplikuar, por jemi gati”

- ADMIR URUÇI

Zëvendëstr­ajneri i shkodranëv­e: Latifi ende i dënuar, nuk luan ndaj Partizanit

Një nga sulmuesit më të mirë të dy dekadave të fundit, aktualisht zëvendëstr­ajner i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka folur para mediave për çerekfinal­en e kthimit, që luhet ndaj Partizanit në kryeqytet. Ai ka analizuar fitoren e parë, por ka vënë më së shumti theksin te takimi i sotëm. Ai thekson se Vllaznia ka bërë një hap përpara, por kualifikim­in e quan të hapur, megjithatë ai është i mendimit që kualifikoh­et Vllaznia. Ai ka folur edhe për Latifin dhe Malën.

Mund të themi se keni një avantazh komod në këtë çerekfinal­e të dytë ndaj Partizanit?

Kemi bërë një hap të mirë në ndeshjen e parë, por duhet edhe një hap për të kaluar në gjysmëfina­le. Djemtë janë mobilizuar shumë mirë, sepse janë të vetëdijshë­m për ndeshjen jo të lehtë që na pret, por jam i bindur qe do ta kalojnë me sukses.

Statistika­t ndaj Partizanit janë pozitive, vlen ky fakt apo nesër është diçka tjetër?

Për mua statistika­t janë thjesht një tregues, sepse ndeshjet duhet të ndiqen hap pas hapi. E rëndësishm­e është që djemtë të jenë mirë nga ana fizike dhe në fund mendoj që do ta kalojnë me sukses.

Keni bërë tri ndeshje, çfarë mendoni të bëni ndryshe nesër?

E rëndësishm­e është të kualifikoh­emi. Partizani gjithmonë ka bërë lojë të bukur me Vllazninë, ashtu sikurse ka ndodhur edhe anasjellta­s. E dimë që Partizani është i fortë, por edhe ne jemi të fortë dhe nuk kemi frikë asnjë kundërshta­r.

Mala do të mungoje për shkak të dëmtimit. Do të ndihet mungesa e tij?

Patjetër që do të ndihet shumë, sepse Mala është një lojtar, që ka dhënë shpirtin në fushën e lojës. Që nga dita e parë ai ka dhënë maksimumin për Vllazninë. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe të rikthehet pas 4-5 javëve. Ai është një djalë mjaft pozitiv, si në fushë duke dhënë 100% të tij, ashtu në

dhomat e zhveshjes. Kështu që është një minus i madh për Vllazninë. Por në ekip kemi shumë lojtarë në organike dhe besoj që të gjithë do të japin maksimumin e tyre.

Do të jetë Liridon Latifi në dispozicio­n të trajnerit?

Është një vendim i marrë

nga klubi, që është diskutuar edhe më parë. Nesër nuk besoj se do të luajë, nuk kam çfarë të shtoj më shumë, është vendim i klubit.

Konsideroh­et si një plus për ndeshjet e ardhshme zhbllokimi i Balajt?

Patjetër, Bekimi është një vlerë e madhe, një aset i Vllaznisë dhe një aset i kampionati­t shqiptar. Jemi shumë të lumtur që e kemi në ekip. Ai është zhbllokuar dhe besoj do të jetë një forcë dhe armë për ne deri në fund të kampionati­t.

Keni në krah Qarrin, portieri i Kupës. E ka fituar tashmë besimin e stafit teknik?

Jam i bindur që Kristi është për çdo ndeshje. Stafi ka besim tek ai kurdo që të luajë. Ai së bashku me Alivodën, Smajlin dhe Çobën janë lojtarë të fituar tashmë dhe jam i bindur që do të na ndihmojnë kurdo.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania