Panorama Sport (Albania)

Kalon Teuta, Kukësit nuk i mjafton fitorja

Rashiti dhe Gjelbrim Taipi krijuan iluzionin e përmbysjes

- VLADIMIR MEMA

Durrsakët në gjysmëfina­le, goli i Grudës shmangu shtesat

Teuta kalon në turin gjysmëfina­l pas 90 minutave dramatike në ndeshjen e kthimit dje në Kukës, ku skuadra e drejtuar nga Rraman Hallaçi fitoi me shifrat 2-1, por kjo nuk mjaftoi për kualifikim­in. Një gol i Ildi Grudës në pjesën e parë u përmbys në të dytën nga Atdhe Rashiti dhe Gjelbrim Taipi, ndërsa deri në fund kuksianët tentuan të shënonin edhe të tretin, për të dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Fitorja 2-0 në sfidën e parë në Durrës i dha një avantazh të madh ekipit të Edi Martinit, që e administro­i mirë lojën dhe pavarësish­t se rrezikoi jo pak, arriti të kalonte turin dhe tashmë do të presë shortin që FSHF do të hedhë për të mësuar edhe emrin e kundërshta­rit në gjysmëfina­le. PJESA E PARË

Kukësi e nisi me formacioni­n më në formë, që vinte pas tri fitoreve radhazi në kampionat. Rashiti në majën e sulmit mbështetej nga Ovusu dhe Basha. Ndërsa nga ana tjetër, Martini kishte hedhur në fushë një skuadër me më shumë lojtarë që kanë tipare mbrojtëse, por me Kallakun, Lorenco Vilën dhe Grudën, që në çdo moment ishin gati të ndëshkonin Kukësin. Starti është i vrullshëm për vendësit, që kërkojnë të imponohen në lojën e tyre, duke vendosur në provë Qirkon, fillimisht me mesfushori­n nga Mauritania, Abdou Mbarak. Durrsakët reaguan me Jazxhiun nga një goditje këndi, ndërsa më pas kapiteni Gjelbrim Taipi “flirtoi” me golin e avantazhit pas një galopimi në zonë, ku dribloi Markun dhe E.vilën. Teuta kërkon të kapë në befasi me kundërsulm­e Kukësin dhe sinjalet i jep me Lorenco Vilën, i cili me një goditje nga jashtë zone krijon panik te verilindor­ët. Por, në zhvillimet e një goditjeje këndi për Kukësin, vjen goli i Teutës. Një rikuperim i topit pas krosimit në zonë, nxjerr të lirë Kallakun në mesfushë, që menjëherë jep një asist mjeshtëror te Gruda, i cili me shpejtësin­ë e tij fiton duelin me Dragoshin dhe nuk fal përballë portierit Tafas. Një gol shumë i rëndë nga “djemtë e detit”, që pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, e shikonin veten në avantazhin e tre golave pas rrjetës së Grudës. Te Kukësi nuk u besojnë syve, por nuk e ulin ritmin dhe është Ndreca që i afrohet barazimit në dy raste. Në mbyllje të fraksionit të parë, portieri Qirko bën një mrekulli me grushtimin e tij, duke i mohuar një gol të sigurt

mbrojtësit Bytyçi. Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-1 për durrsakët.

PJESA E DYTË Skuadrat rinisin ndeshjen pa bërë asnjë ndryshim në formacion, ndërsa menjëherë Kukësi gjen barazimin. Pas një

harkimi në zonë, Qirko grushton goditjen e Ovusut dhe më pas Rashiti e dërgon topin në rrjetë. Ky gol bën me krahë verilindor­ët, që rrezikojnë sërish me sulmuesin kosovar, por Qirko është në një ditë të mirë dhe reagon shkëlqyer edhe në tentativat e Mbarak dhe

Ndrecës nga jashtë zone. Teuta mundohet të ulë ritmin e Kukësit dhe Gruda është i rrezikshëm sa herë shërbehet në zonë. Në momentin më të mirë të verilindor­ëve, Shqiprim Taipi lë ekipin me 10 lojtarë pas një faulli taktik që bën në mesfushë ndaj Beqjës dhe ndëshkohet

me të kuq. Por, i aktivizuar­i në pjesën e dytë, Barbosa, bëhet rrezik për mbrojtjen e Teutës. Edhe pse me një lojtar më pak për më shumë se 20 minuta, verilindor­ët fitojnë një penallti dhe përmbysin shifrat pas golit të Gjelbrim Taipit. Me mbështetje­n e tifozëve,

Kukësi insiston për të shënuar të tretin, por has në një mbrojtje të fortë të miqve, edhe pse në minutën e 93-të pretendon një penallti pas duelit Barbosa-marku. Pavarësish­t përpjekjev­e të vendësve, ndeshja mbyllet 2-1 dhe kualifikoh­et Teuta.

 ?? ?? KUKËSI: Tafas, Dragoshi (Peposhi 61’), Bytyçi, Ebert, Ndreca, Sh.taipi, Mbarak (Delimadjac 73’), Gj.taipi, Basha (Sula 73’), Ovusu (Barbosa 61’), Rashiti (Berisha 76’). (në dispozicio­n: Halimi, Lamçe, Ilieski, Murati, Momoh). Rraman Hallaçi
TEUTA: Qirko, A.marku, Jazxhi, Kotobelli, Kuro, Gjinollari, Beqja, E.vila, Kallaku (Çyrbja 86’), L.vila (Karabeci 67’), Gruda (Daci 86’).
(në dispozicio­n: Dema, Qaqi, Kurti, Çejku, Tepshi, U.hoxha, Halilaj). Edi Martini
KARTONË TË VERDHË: Bytyçi 3’, Sh.taipi 12’, 69’, Berisha 85’, Delimadjac 90’ / A.marku 3’, L.vila 53’, Qirko 88’, Çyrbja 90’
KARTON I KUQ: Sh.taipi 69’
DELEGAT: Uvil Zajmi (Tiranë) / VËZHGUES: Prek Pjetrushi (Lezhë)
SPEKTATORË: 2500 Çast nga ndeshja e djeshme në Kukës FOTO: F.hazisllari
KUKËSI: Tafas, Dragoshi (Peposhi 61’), Bytyçi, Ebert, Ndreca, Sh.taipi, Mbarak (Delimadjac 73’), Gj.taipi, Basha (Sula 73’), Ovusu (Barbosa 61’), Rashiti (Berisha 76’). (në dispozicio­n: Halimi, Lamçe, Ilieski, Murati, Momoh). Rraman Hallaçi TEUTA: Qirko, A.marku, Jazxhi, Kotobelli, Kuro, Gjinollari, Beqja, E.vila, Kallaku (Çyrbja 86’), L.vila (Karabeci 67’), Gruda (Daci 86’). (në dispozicio­n: Dema, Qaqi, Kurti, Çejku, Tepshi, U.hoxha, Halilaj). Edi Martini KARTONË TË VERDHË: Bytyçi 3’, Sh.taipi 12’, 69’, Berisha 85’, Delimadjac 90’ / A.marku 3’, L.vila 53’, Qirko 88’, Çyrbja 90’ KARTON I KUQ: Sh.taipi 69’ DELEGAT: Uvil Zajmi (Tiranë) / VËZHGUES: Prek Pjetrushi (Lezhë) SPEKTATORË: 2500 Çast nga ndeshja e djeshme në Kukës FOTO: F.hazisllari
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania