Panorama Sport (Albania)

Tetova: Egnatia për kualifikim, jemi gati të shkruajmë historinë

Musta pritet të mungojë, trajneri beson te shkëlqimi i Duamenes & CO

-

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, beson se sot skuadra e tij do të bëjë historinë, duke u kualifikua­r për herë të parë në turin gjysmëfina­l të Kupës së Shqipërisë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Tetova tregoi ambiciet e skuadrës së tij për ndeshjen e sotme në Laç, që do të luhet në orën 13:00. Rezultati 0-0 në sfidën e parë në Rrogozhinë ka lënë gjithçka të hapur për kualifikim­in.

Edlir, barazimi 0-0 në ndeshjen e parë sa shanse ju jep për kualifikim­in në Laç?

Duke qenë se ndeshja e parë është mbyllur me barazim, ne do të guxojmë dhe do të luajmë të gjitha shanset tona për të kaluar në gjysmëfina­le. Gjithçka mendoj se është e hapur. Ndërsa një motivim plus janë tri ndeshjet e fituara në kampionat, dy herë në Laç dhe një ndeshje në Rrogozhinë.

Edhe në edicionin e kaluar

dy skuadrat u përballën në këtë tur dhe gjithçka u nda nga penalltitë. Jeni përgatitur për 11-metërsha apo mendoni se mund ta zgjidhni për 90 minuta?

Për një kualifikim të mundshëm ne kemi bërë të gjithë përgatitje­t. Do të dëshiroja çdo formë, si gjatë 90 minutave, shtesave apo edhe penalltive. Mjafton që ne të kalojmë turin, sepse do të ishte i pari sukses në historinë e Egnatias.

Humbja në Durrës me Erzenin ku ju mbetët i pakënaqur edhe me lojën, sa e ka ndërgjegjë­suar ekipin dhe çfarë mund të ndryshoni? Koha e shkurtër në dispozicio­n nuk na jep mundësi të ndryshojmë shumë gjëra. Por, diçka e kemi të qartë se si duhet të jemi më të fortë, më këmbëngulë­s

dhe mbi të gjitha më efikasë.

Në kampionat vuani shumë kartonët, por tashmë si është situata para ndeshjes në Laç?

Kemi shumë të ndëshkuar, por me organikën e futbollist­ëve nuk është se rrezikojmë. Përveç Mustës që në 2-3 ditët e fundit ka shfaqur probleme shëndetëso­re, të gjithë lojtarët e tjerë i kemi të gatshëm për takimin e sotëm ndaj Laçit.

Ngjeshja e kalendarit ndihet te futbollist­ët apo nuk do të ndikojë në këtë momente?

Kjo ngjeshje e ndeshjeve mendoj se na bën më të fortë. Na jep mundësi të shpërndajm­ë minuta më shumë edhe te disa futbollist­ë që kanë luajtur më pak.

Sulmuesi Duamena po shënon rregullish­t, besoni se në Laç ai dhe lojtarët e tjerë të këtij reparti do të bëjnë diferencën?

Rafael ka vënë gjithçka në funksion të ekipit dhe këtë e tregojnë më së miri edhe golat e shënuar. Kam besim se Duamena se do të shfaqë edhe më shumë potencial. Edhe lojtarët e tjerë cilësorë që ne kemi, pres në fakt të bëjnë të njëjtën gjë si ai. FATMIR EFICA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania