Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë e shekullit të ri, ku janë ata që kanë lënë Kombëtaren

Biznesmenë dhe drejtorë, disa zbresin ende në fushë

- KRISTI SEJATLLARI

Rrugë të ndryshme, por shumica janë bërë trajnerë

Vjen një ditë që du het të ndahesh nga futbolli i luajtur në fushë, por kjo nuk do të thotë që futbolli të mos jetë pjesë e jotja. E njëjta gjë vlen sot për shumë ish-lojtarë, edhe ata të Kombëtares shqiptare, të cilët pas përfundimi­t të karrierës së tyre kanë shkuar në drejtime të ndryshme. Në vëzhgimin e “Panorama Sport”, që mbështetet te lojtarët që kanë luajtur që prej vitit 2000, shumica e këtyre ish-futbollist­ëve kuqezinj kanë zgjedhur rrugën e trajnerit, nëpër ekipe moshash, brenda dhe jashtë vendit dhe madje edhe në kontinente të tjera. Këtu mund të përmendim: Ansi Agollin, që ka një akademi në SHBA, Elvin Beqiri dhe Indrit Fortuzi në Kanada, Arjan Xhumba dhe Kristi Vangjeli si trajnerë moshash në Australi. Por shtrirja është edhe në Europë, ku në disa klube, ishfutboll­istë të Kombëtares kanë zënë një vend si trajner, siç është rasti i Ervin Skelës, që drejton U-19-at e Frankfurti­t, apo Memushaj te të rinjtë e Peskarës. Kemi Foto Strakoshën, që është trajner portierësh

në akademinë e Lacios. Rrugën e trajnerit ka ndjekur edhe Fatmir Vata, por prej kohësh nuk ka një ekip pasi u shkëput nga moshat e Karsluhes. Një tjetër emër i njohur si Bledar Kola, vijon të jetë ndihmëstra­jner në Arabi që prej janarit të këtij viti. Ndërkohë shumë të tjerë vijojnë të jenë trajnerë në Shqipëri, ku Alban Bushi, Ervin

Bulku janë tek ekipet kombëtare, Redi Jupi drejton një akademi futbolli private. Sa i përket ekipeve profesioni­stë, Besnik Hasi drejtoi Anderlehti­n, Olimpiakos­in dhe eksperienc­a e fundit ishte në Arabi. Karrierën si trajner në Kosovë e vazhdojnë edhe Armend Dallku me Debatik Currin.

DREJTORËT- Rasti më i

suksesshëm pa dyshim që është ai i Igli Tares, i cili mban rolin e drejtorit sportiv te Lacio në Itali, por gjithashtu edhe Altin Haxhi punon te CSKA e Sofies. Erjon Bogdani në rolin e drejtorit të akademisë së Palermos, apo Gjergji Muzaka që ka zgjedhur rolin e drejtorit, por në Bashkinë e Tiranës, në sektorin e sportit.

AKTIVË- Sajmir Ujkani, Isli Hidi apo edhe Emiljano Vila, edhe pse e kanë mbyllur me kuqezinjtë, janë ende aktivë në futboll. Po ashtu edhe emra si Valdet Rama dhe Edgar Çani vazhdojnë të luajnë.

TË TJERË-KA edhe nga ata që aktualisht punojnë si menaxherë lojtarësh, si Altin Lala, Adrian Aliaj, Edvin Murati dhe të tjerë. Por, shumë prej tyre nuk i ka penguar asgjë që të hyjnë në fushën e biznesit, brenda apo jashtë vendit, teksa ka edhe nga paguhen si analistë futbolli apo imazhi në media.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania