Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

ONANA 7 - I kujdesshëm në ato raste që u thirr në detyrë, të paktën deri në minutën e 95të, kur i japin edhe shtyllat një dorë. Vendimtar te pritja ndaj Taremit.

DARMIAN 7,5 - E mori të verdhin shumë shpejt, por i shpëtoi "teorisë së Inzagit" se kush merr karton zëvendësoh­et. Një ndeshje madhështor­e në "murin" e Interit. (Nga min 80' SHKRINIAR - pa notë).

AÇERBI 6,5 - Në qendër të mbrojtjes është i saktë dhe i ftohtë, ndonëse Interi ishte tërë kohën nën presion. Shumë i pastër në ndërhyrje.

BASTONI 7 - Njësoj si Açerbi, por me ndryshimin se ai del shumë mirë me topin në këmbë dhe i jep frymëmarrj­e ekipit. E bëri për 30 minuta. Super.

DUMFRIS 6 - Është ai që rrezikoi më shumë tek Interi. Nuk heq dorë nga goditjet me trup të rivalit në zonë kur është pa top. Në minutat e fundit ndihmoi shumë Onanën të shpëtonte portën.

BARELA 6 - Një pjesë e parë nën mesataren, sepse asnjëherë nuk e organizoi si duhet skuadrën. Në të dytën ndryshon ritëm dhe ndihmon shumë në mbrojtje. (Nga min 80' BROZOVIÇ - Pa notë).

ÇALHANOGLU 6 - Një ndeshje me shumë sakrifica ku nuk mendon si të ndërtojë dhe shërbejë asiste, por si të shkatërroj­ë aksione. Gjithsesi, ia del mirë në ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit. I besueshëm.

MIKHITARIA­N 6,5 - Teknikisht është një lojtar superior në krahasim me shokët, por nuk është më edhe aq i ri... Megjithatë, shërben mirë dhe lexon si duhet manovrat e rivalëve.

DIMARKO 7 - Së bashku me Darmianin janë dy më të mirët. Padron i krahut të majtë dhe ishte ai që krijoi rastin e vetëm kundër Portos. (Nga min 70' D'AMBROZIO 6 - Edhe ai shumë i kujdesshëm dhe shumë i thjeshtë në veprime).

MARTINEZ 5,5 - Ishte pikërisht ai që i mungoi Interit në këtë duel, sepse humbi shumë topa dhe nuk bëri dot presionin e duhur te mbrojtësit rivalë. Në hije.

XHEKO 7 - Një punë madhështor­e në sulm ku herë spostohet në krah dhe herë futet në qendër, por gjithnjë duke marrë 2 ose tre kundërshta­rë me vete. Një teknikë e rrallë për një gjigant si ai. (Nga min 70' LUKAKU 6 - Pak hapësirë edhe për të, por pa ndonjë shkëndijë).

TRAJNERI INZAGI 6 - Interi nuk shkëlqeu, madje rrezikoi shumë, por rezultati final i jep të drejtë trajnerit. Nuk ishte e lehtë me Porton, por zikaltrit siguruan një objektiv jetik për bilancet e klubit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania