Panorama Sport (Albania)

Reali mallkimi i Salahut, Klop: Do ta provojmë

Trajneri: Besojmë te përmbysja edhe sikur të kemi 1% shans

-

Egjiptiani s’i ka mundur kurrë, gjermani vetëm te Borusia

Nëse ka dy figura me të cilat identi fikohet Liverpuli i këtyre viteve të fundit, janë ato të Jyrgen Klopit dhe Mohamed Salahut. Që të dy i kanë rikthyer lavdinë “Reds”-ave në Angli, ku arritën të fitojnë titullin pas 30 vitesh, por edhe në Europë, ku pavarësish­t se kanë mbërritur në tri finale të Ligës së Kampioneve, kanë triumfuar vetëm njëherë. Por atyre u ngrin buzëqeshja sa herë përballë vjen Reali i Madridit, një rivale me të cilën janë përballur shpesh këto vitet e fundit dhe kanë humbur dy finale: në Kiev 2018 dhe Paris 2022, ndërsa janë eliminuar edhe në çerekfinal­et e 2020-‘21. Kampionët e Europës janë mallkimi i tyre, aq sa Salah nuk e di se çfarë do të thotë të mundësh rekordmenë­t e Europës. Egjiptiani nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë as kur luante për Romën dhe italianët u përballën me spanjollët në sezonin 2015-‘16, me skuadrën e Zidanit që tha fjalën e fundit. Në 7 ndeshje kundër tyre, ka humbur 5 dhe barazuar 2.

KLOP – Ndërkohë që nëse Klop nuk krenohet dot që nuk e ka mundur Realin në stolin e Liverpulit, të paktën mund ta bëjë këtë në kohën kur drejtonte Dortmundin. Gjermani ka

kënaqësinë madje që i eliminoi nga Champions-i në 2013-ën, kur në gjysmëfina­le, një fitore 4-1 në “Signal Iduna Park” e ndihmoi për të dalë i gjallë nga “Bernabeu”. Për më tepër, ata arritën edhe një fitore 2-1 në fazën e grupeve në të njëjtin sezon dhe një tjetër në ndeshjen e kthimit të çerekfinal­eve të 2013-‘14 2-0, e cila nuk mjaftoi për të avancuar më tej. “Ajo që thashë 3 javë më parë pas ndeshjes

ishte se Reali është kualifikua­r. Tani dimë që kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Nëse do të ketë vetëm 1% shans, ne do ta provojmë. Luajmë ndaj një kundërshta­ri të fortë që duam ta mundim. Është e mundur. Prandaj jemi këtu. Mezi po e presim. Presingu në mesfushë duhet të jetë i shkëlqyer. Duhet të ndërmarrim rreziqe, por të shmangim kundërsulm­et”, tha Klop në konferencë.

 ?? ?? Nga ndeshja e vajtjes në Ligën e Kampioneve mes Liverpulit dhe Realit të Madridit 2-5
Nga ndeshja e vajtjes në Ligën e Kampioneve mes Liverpulit dhe Realit të Madridit 2-5
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania