Panorama Sport (Albania)

Sinani: E prisnim të vështirë, nuk kemi frikë asnjë prej katër rivalëve

-

Vllaznia u mposht me rezultat minimal nga Partizani në çerekfinal­en e kthimit, por fitorja me shifrat 3-1 në ndeshjen e parë rezultoi vendimtare për avancimin në gjysmëfina­le të shkodranëv­e. Pas ndeshjes, për “Panorama Sport” foli zëvendëstr­ajneri i Vllaznisë, Vioresin Sinani. Ai shprehet se e dinte se ekipin e tij e priste një përballje e vështirë. Sinani shton se Vllaznia ka kapacitet për të sulmuar të dy trofetë, teksa nuk ka preferenca për shortin. Nuk mungojnë elozhet për Bekim Balajn.

Sa i vështirë ishte për Vllazninë ky kualifikim, veçanërish­t në këtë ndeshje të dytë?

Ishte shumë e vështirë, por e dinim se na priste një betejë e tillë. Luanim me Partizanin, një ekip elitar në Shqipëri dhe e kishim parasysh se Partizani do të ushtrojë sa më shumë trysni, duke ditur edhe rezultatin e ndeshjes së parë. Gjithsesi, kur kualifikoh­esh, normalisht që je i kënaqur në fund për kualifikim­in.

Tri ndeshje me Partizanin në harkun e pak ditëve. Kualifikim në Kupë dhe një pikë në kampionat. Përfundim i kënaqshëm?

Në kampionat u bë një ndeshje e bukur dhe rezultati 1-1 ishte aq sa dhanë skuadrat në fushë, por ne gjithnjë në fushën tonë kemi pretenduar tri pikë. Gjithsesi, me kualifikim­in e sotëm them se kemi bërë një hap para. Jemi në gjysmëfina­le të Kupës, edhe në kampionat do të vazhdojmë. Kemi pretendime­t tona deri në fund. Do të luftojmë në të dyja frontet.

Çdo e mirë e ka edhe një të keqe. Mendoni se mund t’ju pengojë disi kualifikim­i në Kupë për ecurinë e kampionati­t për shkak të ngjeshjeve të ndeshjeve?

Kemi një kontingjen­t shumë të mirë lojtarësh dhe besoj shumë se kemi cilësi për të luftuar në të dyja frontet. Jo më kot e theksova këtë. Besoj se këto lojtarë që kemi në ekip na lejon të kemi këto pretendime.

Ndryshe nga Partizani, sot vendosët të mos bënit shumë rrotacion të theksuar. Përse vendosët të bënit këtë zgjedhje?

Kemi bërë një rrotacion të vogël, sepse tre-katër lojtarë kanë qenë të lodhur nga ndeshjet e shumta dhe janë aktivizuar në pjesën e dytë. Nuk është se kemi mundësi për të bërë shumë rrotacione, sepse gjithnjë pritet rezultati. Do të luajnë gjithnjë lojtarët që janë më të fortë dhe ata që mund të na fitojnë ndeshjet. Edhe sot pamë përgjigje shumë të mira.

Bekim Balajn e pamë të kthehej edhe pas në mbrojtje sot. Si ishte paraqitja e tij, pavarësish­t se nuk shënoi gol?

E përgëzoj për ndeshjen që ka bërë, ndoshta njerëzit pretendojn­ë edhe ndonjë gol, por unë jam shumë i kënaqur me Bekimin. Ai lufton shumë, vrapon shumë, luan për ekipin dhe jemi shumë të kënaqur me atë që bën. Ai është një aset i futbollit shqiptar.

Keni ndonjë preferencë për rivalin që do të keni përballë?

Nuk ndikon aspak te ne kundërshta­ri që na ofron shorti, ne nuk kemi frikë asnjë prej këtyre ekipeve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania