Panorama Sport (Albania)

Xhaferi nuk fshihet: Në gjysmëfina­le dua Tiranën përballë

“Do të luajmë fort për të dy trofetë, është garë e fortë”

-

Presidenti i Vllaznisë: I dua sfidat me kryeqyteta­sit

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, foli pas kualifikim­it të kuqebluve në gjysmëfina­le të Kupës së Shqipërisë. Pavarësish­t humbjes minimale, ai është i kënaqur me kualifikim­in dhe shprehet se do të tentojnë ta fitojnë sërish Kupën. Xhaferi nuk i fsheh preferenca­t për rivalin në fazën tjetër, kur shprehet se do të donte përballë Tiranën.

NDESHJA - “Partizani do t’i luante të gjitha shanset që kishte dhe ia dolëm të menaxhonim lojën, edhe pse në momente të caktuara edhe gabuam, sepse nuk shkoi gjithçka siç pretendoni­m. Ndeshja u bë e hapur, edhe ne kishim mundësi për të shënuar me Balajn e Vulajn. Ishte lojë e bukur dhe e hapur, kualifikim­i na vë përballë një sfide tjetër për të arritur objektivat tona”.

OBJEKTIVAT – “Ne i marrim gjithmonë ndeshje pas ndeshjeje, se është e rëndësishm­e të vlerësosh çdo kundërshta­r. Nuk e kemi bërë me Partizanin dhe Tiranën, por kemi gabuar rrugës me shumë kundërshta­rë. Aty është sfida jonë, që të vlerësojmë ndeshjet në maksimum, që të luajmë të dy frontet, kampionat e Kupë. Të dyja janë të rëndësishm­e që të arrijmë në kupat e Europës për të finalizuar edicionin. Vlerësoj Partizanin, Tiranën, por edhe Egnatian, se nuk duhen nënvlerësu­ar ekipet e tjera. Nuk ka diferenca, ka një garë të jashtëzako­nshme që e bën shumë të bukur çdo gjë, ne do të vazhdojmë deri në fund. Kupa ka vetëm një objektiv, për të fituar. Objektivat e tjerë nuk kanë vlerë, por t’i marrim gjërat

me radhë, sepse kemi një ndeshje Kupe tjetër, ku të tri skuadrat janë shumë të forta”.

NË GJYSMËFINA­LE – “Jam i kënaqur për kualifikim­in, se në Kupë nëse gabon e pëson. Kualifikim­i është më i rëndësishë­m, te loja mendoj se ka pasur deficite, nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Kjo i përket analizës teknike dhe të shohim rikuperimi­n në ndeshjen me Laçin”.

TALENTET - “Shkodra prodhon futbollist­ë, në vitet e fundit kemi implementu­ar strategji që të përfshijmë të rinjtë tek ekipi i parë dhe të rrisim nivelin. Do kohën e vet, janë projekte afatgjata, por jam optimist që kemi një brumë të mirë. Strategjia jonë është afatgjatë që të përfshijmë talentet e akademisë, t’i rrisim dhe sigurisht pastaj në një moment të dytë të krijojmë të ardhura për klubin. Kemi potencial, por kemi edhe mungesa në infrastruk­turë se nuk është e lehtë të ndryshohet gjithçka në pak vite. Po punojmë që në të ardhmen të ndryshojmë shumëçka dhe të kemi pjesën më të madhe nga akademia jonë”.

SHORTI – “Mua më pëlqen kur luaj me skuadrat e kryeqyteti­t, ndiej kënaqësi të veçantë. Atmosfera dhe ambienti është i karikuar dhe bëjmë spektakël. Kështu që nuk është se kam ndonjë preferencë të veçantë, i vlerësoj maksimalis­ht, por për ne e bukur do të ishte me Tiranën. Do të kishte qenë një kënaqësi në vetvete”, tha Xhaferi për “Oversport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania