Panorama Sport (Albania)

Tirana, Behiratçe dhe Bekaj e mbajnë pezull

- OLSI AVDIAJ

Vendi i parë në kampi onat dhe kualifikim­i në Kupë ka qetësuar situatën te Tirana pas humbjes në derbi 1 javë më parë. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka ende gjëra për të zgjidhur. Fundja, te kampionët ka gjithnjë diçka që duhet të marrë vëmendjen. Tani është radha e kontratave... Rinovimi i tyre me disa prej lojtarëve të rëndësishë­m është në fokusin e klubit bardheblu. "Panorama Sport" ka njoftuar pak ditë më parë se drejtuesit e Tiranës po negociojnë me Visar Bekajn dhe Zhoselin Behiratçen, por deri tani gjërat nuk kanë shkuar sipas planit. Bisedimet vazhdojnë, por as portieri dhe as mbrojtësi nuk kanë pranuar të firmosin zgjatjen e marrëveshj­es që skadon në fund të këtij sezoni me kampionët e Shqipërisë.

BEKAJ

Portieri 25-vjeçar është titullar i padiskutue­shëm te bardheblut­ë dhe interesime­t nga klubet e huaja nuk kanë munguar. Paraqitjet e tij ishin një kontribut i çmuar në rrugën drejt titullit, por Tirana rrezikon ta humbë me parametra zero në fund të sezonit. Mësohet se klubi i ka kërkuar që të rinovojë kontratën duke rishikuar termat financiarë, por edhe duke marrë në konsiderat­ë një "pakt" mes palëve se Tirana nuk do të bëhet pengesë në rast se vjen oferta e duhur për portierin dhe për klubin. Pra, rinovimi i kontratës nuk do të thotë që Bekaj do të jetë i pashitshëm, por edhe një mënyrë që klubi të mund të përfitojë diçka. Akordi ende nuk është arritur, por nga portieri që ka luajtur 93 ndeshje me bardheblut­ë, gjithsesi, ka pasur sinjale pozitive.

BEHIRATÇE

Jo edhe aq optimiste situata me mbrojtësin Zhoselin Behiratçe. 22-vjeçari duket se po negocion me skuadra të tjera dhe deri tani pretendime­t e tij për rinovimin kanë qenë shumë larg asaj që mendon klubi të ofrojë. Megjithatë, ende nuk mund të thuhet se ka një "divorc" përfundimt­ar. Nga ana tjetër, drejtuesit i kanë bërë me dije lojtarit nga Bregu i Fildishtë se nuk do të presin pafund dhe nëse nuk rinovon gjatë këtyre ditëve mund të përfundojë në stol deri në fund të sezonit.

 ?? ?? Visar Bekaj, 25 vjeç
Visar Bekaj, 25 vjeç
 ?? ?? Zhoselin Behiratçe, 22 vjeç
Zhoselin Behiratçe, 22 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania