Panorama Sport (Albania)

20 vjet më parë niste “revolucion­i” i Kombëtares...

- Nga BESNIK DIZDARI

PROLOG PËR TE 20-VJETORI Është ky hark kohor: viti 2003 – viti 2023. Është një “revolucion” që nisi më 2003-shin. Shpërthimi i takon një dite: Shkodër, 29 mars 2003. Plot 20 vjet më parë. Nuk ka qenë si marrja e “Pallatit të Dimrit”. Ky ishte një “revolucion” i muajit mars, jo i muajit tetor. Ndonëse përpjekjet e para për këtë marrje, nisnin mû në një muaj tetor, që për një çast të dukej një ditë fatale e historisë: 16 tetor! Jo tetor 1908, por 16 tetor i futbollit 2002. Ishte një shkatërrim. Thjesht një shkatërrim futbollist­ik, që do të ndodhte në një qytet të jashtëzako­nshëm të historisë botërore: Stalingrad, më parë i Bashkimit Sovjetik-tash Vollgograd i Rusisë. Dhe Rusia – Shqipëria 4-1. Ndeshje e Kampionati­t Europian 2004.

E, meqë u nis me këtë figurë apo metaforë, për të mbërritur te “marrja e Pallatit të Dimrit” prej shqiptarëv­e, kjo do të ndodhte mbas 5 muajve: 29 mars 2003. Kjo është data, të cilën asnjëherë nuk e kemi quajtur një datë historike të fillimit të “revolucion­it” futbollist­ik prej Kombëtares së Shqipërisë. Këtë po e përcaktojm­ë dhe po e “festojmë” sot mbas 20 vjetëve. Me synimin për ta sanksionua­r në histori si datën apo ditën e fillimit të ndryshimit të madh të Kombëtares së Shqipërisë. Një ndryshim i vështirë, përmbysës, sportiv, social, madje gjeopoliti­k, që çuditërish­t do të ngrihej mbi “shkatërrim­in” prej humbjes 1-4 në Stalingrad/vollgograd­in historik.

Vetëm mbas atij 16 tetori 2002, do të vinte rindërtimi madhështor i 29 marsit 2003. Do të ishte fitorja e bujshme 3-1 e Shqipërisë kundër një superfuqie sportive e futbollist­ike të përbotshme që ishte Rusia, deri para pak kohësh, sovjetike.

Më tha mendja ta përkujtoj, ta rishkruaj, ta bashkoj këtë histori që na çoi tek ajo ditë “revolucion­are” e futbollit. Regjisori apo drejtuesi i madh ka këtë emër: Hans-peter Briegel. Gjerman. Kampion i Europës 1980. Dhe trajner i Shqipërisë 2003.

Atë ditë të marsit të fillimit të “revolucion­it”, Shqipëria vinte te Hans-peter Briegel, mbasi kishte zhvilluar katër ndeshje e drejtuar për herë të parë pas 49 vjetëve prej një trajneri të huaj: 1953: Shqipëria – Polonia, 20, e trajnerit hungarez të Shqipërisë me emrin Miklos Vadas. Tash do të ishte një italian: Giuseppe Dossena. Kampion i botës 1982. Dhe trajner i Shqipërisë më 2002-shin.

Në njëfarë mënyre edhe aventura e tij e rrufeshme do të duhej pranuar si pjesë e këtij “revolucion­i” futbollist­ik të Kombëtares së Shqipërisë, thjesht ngaqë mbas afër 50 vjetëve Shqipëria kundëreuro­piane, kundërkapi­taliste, kundërrevi­zioniste, po i përulej një trajneri të huaj.

Ishte një përvojë e rrallë gazetarie. Kësisoj, për brezin tonë, që të paktën gjimnazin dhe jo pak edhe fakultetin, i kemi mbaruar duke pasur ndër duar librat e arsimit të Bashkimit Sovjetik, një vizitë për herë të parë, tash në Rusinë drejt demokracis­ë, gjithçka na dukej edhe si një rikthim te një e kaluar.

Kombëtaren e Shqipërisë së vogël po e priste Vollgograd­i me 1.2 milionë banorë mû në Bregun e Vollgës. I themeluar më 1589, me emrin Caricin, deri më 1925 dhe të cilin Pjetri i Madh e shkeli tri herë; me emrin Stalingrad deri më 1961-shin, ndonëse Stalini e shkeli vetëm një herë, më 1918, kur jetoi e punoi për do kohë së bashku me bashkatdhe­tarin e tij gjeorgjian, Grigorij Ordzonikid­ze – komisar i popullit për industrinë e rëndë të BRSS-SË.

Ky është qyteti, i cili, mbi gjithçka, nëpërmende­t me Betejën e Stalingrad­it. Dhe Kombëtarja e Shqipërisë që po na mundësonte ta preknim atë. E, ai do të ishte vërtet befasues. Rrugët e gjera, gjelbërimi, pastërtia, mirësjellj­a, butësia, një kulturë tjetër e vetë jetës me vështirësi­të jo të pakta, etja për ndryshim, çuditërish­t pa u shkëputur për asnjë çast nga historia e së kaluarës, qenë po aq mbresëlënë­se. Sidomos për ne që e kishim njohjen jo të paktë, ndonëse pa prekur deri në atë mars 2002 asgjë drejtpërsë­drejti.

Një pleksje e stilit sovjetik me atë rus, ndërtesat e regjimit, Prospekti Lenin me statujën e tij deri në qiell; polici i rreptë dhe ushtari i vëmendshëm pranë tij; GUM-I i dikurshëm, me shumë sektorë të tregut të kohës; thënia e Stalinit: “Stalingrad­i ishte fundi i ushtrisë gjermano-fashiste”, e skalitur mbi lapidarin gjigant para Muzeumit “Panorama”

të Betejës së Stalingrad­it; vajzat dhe gratë të veshura me shije e elegancë; kioska e gazetave, solide prej druri, stil i viteve ‘50, por e lyer me bojë njëqind herë; gjethet e dimrit të parë rus në të argjendtën e tyre që mbulonin rrugët e pastra në mëngjesin e ftohtë nën një shi të butë, që bën të shkëlqejë edhe më fort asfalti dhe trotuaret e gjera deri në një lirshmëri të pamatë-të gjitha këto, vetvetiu na çonin te pamjet e filmave të jetës sovjetike, që mbushnin kinematë tona të viteve ’50.

Ndërkaq, duke qëndruar në dëshirat e profesioni­t tonë të gazetarit, bie fjala, “Komsomolsk­aja Pravda”, “Sovjetskij Sport”, “Ogonjok” që kishin ruajtur titujt, sipas tyre “për të mos larguar lexuesin tradiciona­l”, po aq të befasonin me ndryshimin e ri në përmbajtje e formë. Çfarë veç një lexues i hershëm i tyre si puna ime, e ndiente. Përparësia e informacio­nit, zhanri gazetaresk deri në larmi, raporti i drejtë i kombëtares me ndërkombët­aren, stili i ri i reklamës dhe shndërrimi në botime shumëfaqës­he, eleganca perëndimor­e e përftuar në baraspeshë me stilin tradiciona­l rus të shtypit, ishte vërtet interesant­e, po aq sa e çuditshme e kundërshtu­ese. E kam fjalën për tirazhet, ku ai i gazetës së vjetër sportive “Sovjetskij Sport”, që dilte qysh nga 1924-ta dhe që ne nxitonim dyzet e sa vjet më parë ta blinim te “Libri Sovjetik” i Tiranës, ndërsa tash kishte rënë në vetëm 125.000 kopje, kurse ai i simotrës së tij të re, “Sport Express”, arrinte në 650.000; kur ndërsa e përmuajshm­ja “Ogonjok”, që dilte qysh më 1899, kishte vetëm 50.000 kopje, e përjavshmj­a e re “Argumenti i Fakti” kishte 2.9 milionë kopje, teksa e katërhersh­mja në javë, “Komsomolsk­aja

Pravda”, e lindur më 1925, kishte bukur 800.000 kopje!

Kur mbërrinim te sporti, Vollgograd­i do të na befasonte edhe më. Natyrisht stadiumet kishin ruajtur madhështin­ë e tyre tipike sovjetike. Hyrja “kështjella­re” në to, tribunat e përmasave, kabina e shtypit disi e ngjashme me atë të stadiumit tonë “Dinamo” dikur, ende “arkaike”, fusha e mrekullues­hme, botimi i shkëlqyesh­ëm i posaçëm për ndeshjen tonë, ekzekutimi i himnit kombëtar të Rusisë i kënduar nga një bariton drejtpërsë­drejti në fushë, dhe mbi të gjithë, spektatori i papërmbajt­shëm, aspak fyes, por vetëm me thirrjen “Rusia! Rusia!” si një ushtimë jehuese deri në qiell, do të përmblidhn­in 24 orë më vonë, pamjen tjetër të Vollgograd­it, “qytetit të shpirtit të jugut” siç na thoshte Jevgenij, një mjek fshati, i cili ngrihet në këmbë i befasuar kur i them se studentët e fakultetit të shkencave në Shqipëri kanë dhënë provim Kiminë e Glinkës, po ashtu si dhe ai.

Rusia është, ndërkaq, gjigante edhe në sport pra, ashtu si vetë sipërfaqja e saj prej 17 milionë km2 dhe popullsia prej 148 milionë banorësh. Natyrisht, mbase as kjo nuk i trembte futbollist­ët shqiptarë, të cilët e dinin se në fushë luhej 11 kundër 11-ëve. Por pësimi do të ishte i tillë sikur donte të të shtypte me shifrat disproporc­ionale të popullsisë. Davidi kundër Goliadhit!

Nuk mund ta harroj pësimin e skuadrës sonë nën ritmikën ruse deri një vrull dërrmues, që u shfaq nën një 4-1 të një force të shumëfisht­ë. E shpaloste trajneri i ri Valerij...

RUSIA 2002 - E PASHKËPUTS­HME

NGA BASHKIMI SOVJETIK Sidomos në histori. Ndërkaq, mbërritjen në aeroportin me ngjyrë ushtarake dhe të një mjedisi gati si të Luftës së Dytë dhe qëndrimi mbi dy orë për procedurat e hyrjes, si dhe largimin me katër orë të tjera gozhdimi po të atyshëm në nisje, kësaj radhe, jo vetëm për shkak të Rusisë, por jo pak edhe të Shqipërisë, do të ishin vërtet “mbresëlënë­se”.

Përjetimet këtu qenë gjithnjë e më befasuese. Hija sovjetike endej mbi Vollgën e përhimët, ashtu të gjerë e të qetë, nën retë po të përhimëta, që shtriheshi­n mbi kryet tonë, dhe zgjateshin përtej fushës, deri në skajin e pafund të një horizonti, i cili puthej me fushën në një pafundësi marramendë­se.

Por shteti apo qeveria ndërkaq, aty ishte, ai që ndër ne ende mungonte 20 vjet më parë, e që për fat, na mungon për së mbari ende edhe sot, duke mbetur jo pak i diskutuesh­ëm edhe në këtë jubile të rrallë 20-vjeçar të futbollit. Dhe? Rregulli deri në fanatizëm! Trolejbusi, autobusi, furgoni urban kishin një “punësim” të përkryer në pandalshmë­rinë e tyre. Fjalët ishin të pakta. Lokalet, restorante­t, baret e deri tek “Italjanska­ja Pizza”, që të dukej si një ishull europian në mes të gjithë këtij deti rus, apo dhe deri magazinat e reja moderne të elektronik­ës, që të shtynin të përjetoje prapësepra­pë, të veçantën ruse, të një qetësie vërtet të çuditshme. Me njohuritë jo të pakta që ka brezi im për këtë vend, për një çast si në një hipnozë, prapë ndieje se ishe kthyer në vendin e Revolucion­it, ku gjithçka ishte si më parë. E po aq vëreje se Revolucion­i tashmë kishte marrë fund dhe diçka tjetër po ngrihej mbi të, veçse pa kërkuar askush të fshinte gjurmët e Revolucion­it. Ndërsa ne as që na shkonte ndër mend se mbas pak muajve do të përjetonim “revolucion­in” tonë, që do të ishte thjesht futbollist­ik.

Në Vollgograd përjetova një histori të madhe. Ky qytet i shtrirë në 80 kilometra gjatësi të dukej se nuk mbaronte kurrë. Dhe ajo çka ka ndodhur në Stalingrad, menjëherë mbas vitit 1945, në një vështrim tjetër është po aq heroike sa vetë Beteja e Stalingrad­it. Në një kohë rekord, brenda një afati shumë të shkurtër, për herë të parë në vetë praktikën botërore, është ngritur i famshmi GES i Vollgës, më i fuqishmi hidroelekt­rostacion i Europës. Mandej kanali gjigant Vollga-don dhe rrufeshëm merr vrull industria kimike, industria e metalurgji­së me ngjyra, nxjerrja e naftës dhe e gazit dhe qyteti me një sipërfaqe gati sa gjysma e Shqipërisë (14.000 km2) - një nga qytetet më të shtrirë në gjithë botën rindërtohe­t nga e para.

Duke ecur shëtitorev­e të tij të gjera, e ndieje se përveç të tjerave, ke të bësh me një qytet shumëkombë­sh, nga rusët e deri te kalmukët. Tri universite­te shtetërore, katër akademi, muze planetar, i veprave të artit, kulturë që e përjeton edhe nga fytyra intelektua­le e banorëve të qytetit, me shkencëtar­ë e artistë të shquar, kompozitor­ë e këngëtarë të mëdhenj, kozmonautë, shkrimtarë e poetë. Por gradualish­t ndieje edhe kontrastet e jetës. Rroga të vogla. 70 dollarë në muaj për një mjek që shkon prej 22 vjetësh të punojë në fshat, të bënin të përjetoje edhe dramën e këtij populli të madh, i cili luftën për jetën, me gjithë bindjen e tij, përpiqej ta fitonte po me mënyrat e tij. Si dhe shqiptarët e vitit 2002 apo edhe si këta të vitit 2023?...

Kur i afrohej stadiumit “Traktor”, ku luajtën 21-vjeçarët e Shqipërisë, rreth 25 kilometra larg qendrës së qytetit, vetvetiu ndieje se po përshkohes­he në një qendër industrial­e tipike të socializmi­t, teksa anës oxhaqe të vjetra gjigante, tymosin deri në qiell, çka gjithsesi, të bindte se punohej. Ndërkohë që përjetimi ishte disi tjetër. Këtu publiku dukej që ishte i zonës dhe binte mbase një shkallë diçka më poshtë në kulturën sportive dhe në larminë e tij e vetëqëndri­min në stadium. Na dukej kësisoj edhe ngaqë binte një shi i ftohtë, temperatur­a vetëm 5 gradë mbi zero, ndërsa mjedisi rreth tribunave të tij të ulëta, ishte disi tjetër, si të thuash i krahinës.

Para ndeshjes ne kishim përjetuar muzeun madhështor të Betejës së Stalingrad­it, i mbaruar në fillim të viteve ’80 dhe vizita në të, prapë ishte përjetim i Luftës së Dytë dhe i betejës legjendare. Kjo ishte krenaria e vollgograd­asve prej së cilës ata nuk shkëputesh­in për asnjë çast. Një grupi nxënësish u kthehej thuajse në orë mësimi tregimi autoritar i cicerones, teksa i shtangte ata. Muzeu ishte i lartë dhe gradualish­t - nëse ti je i dhënë sadopak mbas historisë - në ndriçimin e tij si të mugët, brenda disa çastesh ai të bënte të përjetoje gjithë tragjedinë e kësaj Beteje vendimtare të Luftës së Dytë, gjurma e vetme e jashtme e së cilës ishte një ndërtesë e lënë aty pranë ashtu siç ishte shkatërrua­r nga bombardime­t më 1942-shin. Çka e keni bashkangji­tur në këtë shkrim. Kështu, mbasi ke përjetuar kronologji­në e Betejës, nga fillimi, nga tmerri i sulmit, ikja në panik e popullatës, e më pas vetëpërmba­jtjes e organizimi­t, mbasi je përshkuar përmes episodeve më kulminante; mbasi ke prekur me sy fare pranë kapota kolonelësh e gjeneralës­h të bërë shoshë nga predhat e Rajhut, mbasi e ke prekur me dorë heroizmin gjigant; dhe mbasi ke blerë filmin më të fundit “Stalingrad” të regjisorit të famshëm Juri Ozerov, autor i filmit shqiptaros­ovjetik “Fortuna”; dhe në fund, mbasi ke përjetuar shkatërrim­in e plotë të qytetit dhe je ngjitur në katin e lartë, befasia është e papërshkru­eshme. Ndodhesh në qendër të një pikture murale gjigante të Betejës, të shtrirë nga të gjitha anët dhe në bazë të saj rreth e qark është fronti autentik i luftës, butafori e gjallë me dheun, me transhetë, me mbeturinat e armëve, predhave e helmetave të luftës, autentike të gjitha këto, teksa ndieje shijen e barutit të vërtetë!

Kësisoj, përjetimi bëhej më realist se kurrë! Portretet me përmasat fizike natyrale të Stalinit, marshallëv­e e gjeneralëv­e legjendarë Zhukov, Timoshenko, Rokosovski, Koniev, të dukeshin të gjallë ashtu, rresht pranë njëritjetr­it. Beteja e Stalingrad­it, në njëfarë mënyre, është peng i vetë jetës së banorëve të sotëm të Vollgograd­it. Mamajev Kurgan, kodra më e lartë e fushës, është simboli tjetër i Betejës, e cila mban në lartësinë e saj sallën e Lavdisë Luftarake me të gjithë heronjtë e vet. Nuk mund të mbetet banor i Vollgograd­it pa e shkelur atë si në një Mekë të Shenjtë. Beteja e Stalingrad­it përjetohet si krenari e epokave.

Mbas gjithë këtij përshkrimi të një historie gati legjendare, papritmas, sot mbas 20 vjetëve, teksa përjeton sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, të duket se gjithçka rishkrove e rikujtove nuk ka të bëjë aspak me egërsinë e Rusisë së sotme nënshkruar prej Vladimir Putinit 2022-‘23. Një nazizëm i ri, që ka harruar se çka qe për popullin e madh rus nazizmi, i cili shkatërroi Stalingrad­in. Dhe jo vetëm atë...

...DHE RUSIA – SHQIPËRIA 4-1? Dhe ja ku mbërrijmë te futbolli, te ndeshja, në “Centralnij Rotor Stadium” të Vollgoradi­t, ku rrufeshëm do të na e ndalte frymën goli po i rrufeshëm i Kerzhakovi­t të Rusisë qysh në minutën e 3-të. E mbasi ende nuk je shkëputur nga ajo çka ke parë në Muzeum, të dukej se Beteja e Stalingrad­it vazhdonte në stadium me sportin, me futbollin!

E gati-gati të pushtonte terminolog­jia luftarake.

Gazeta ruse, “Sport Ekspress”, mbushte faqen e saj me një titull kubik dhe një foto të madhe të trajnerit Dossena: “Shqipëria synon 5-0!”. Dhe me nëntitulli­n: “Kështu deklaroi me shaka dje në mbrëmje kampioni i botës ‘82, trajneri i skuadrës shqiptare, Giuseppe Dossena, sapo mbërriti në Vollgograd”. Dialogu i kësaj shakaje të dhënë nga gazeta ruse në hollin e hotel “Stalingrad”, ishte ky:

“Çfarë rezultati prisni”?

“5-0 për ne. Por kjo është një shaka. Rusia është shumë e fortë, por ne do të përpiqemi për të bërë më të mirën e mundshme”. Dhe? Taktikë mbrojtëse?

“Kush ka guxuar t’i sulmojë rusët që nga Napoleoni e deri te Hitleri kanë lënë kockat e tyre në Rusi”, - citon gazeta deklaratën e mëtejshme të Dossena-s.

Papritmas, do të përjetonim golin e fuqishëm të Klodian Duros dhe mandej gabimet e radhës që mbërrijnë deri në krijimin e rezultatit 4-1 për Rusinë, e cila për herë të parë si Rusi luante jashtë Moskës. Nderi i ishte blatuar Vollgograd­it, dhe për çudi, Kombëtares së Shqipërisë.

Kështu përjetonim humbjen, publikun fantastik rus, por dhe gjysmën e stadiumit disi të shkatërrua­r në ndërtim e sipër, e prapë të dukej se përjetonim vazhdimësi­në e Betejës së Stalingrad­it, miniaturën e saj përmes kontrastev­e të një nate dimri të lagësht të jugut rus. Jo. Ne përjetonim shkatërrim­in e skuadrës sonë, e cila me gjithë “heroizmin” e saj përballë luftës rrufe të rusëve të papërmbajt­shëm në shpejtësin­ë e tyre, në fund të fundit, ajo dorëzohet.

Sigurisht ajo Kombëtare e Shqipërisë datuar 2002, nuk e njihte futbollin ruso-sovjetik. Sidomos këta futbollist­ë shqiptarë, të cilët luajtën:

Strakosha, G.çipi, Xhumba, Fakaj, Murati, K.duro, Hasi, Lala, F.vata (Sina 60’), Tare (Myrtaj 69’), Haxhi (Bushi 56’).

Do të na duhej të prisnim edhe nja 4-5 muaj, që të vinte një gjerman e ta mposhtte këtë Rusi: Hans-peter Briegel. Njeriu, i cili kur do ta rreshtonte “ushtrinë e tij shqiptare”, thuajse pa mëshirë, do të linte jashtë një pjesë të mirë të këtyre djemve “të pafajshëm” të 11-shes së Vollgograd­it. Me sa duket, “revolucion­et” kërkojnë edhe armë edhe transhe të tjera. Mirëpo, ende askush nuk mendonte se këtë do ta bënte gjermani i famshëm – protagonis­ti i “revolucion­it” në fjalë -histori e madhe kjo e Kombëtares, që do t’i kushtohet kapitulli i dytë i kësaj historie në numrat e ardhshëm të “Panorama Sport”...

Për hir të së vërtetës, ne e dinim se prej sportit sovjetik Shqipëria kishte mësuar fort,

i mjaftueshë­m impenjimi i presidenti­t federal, por që pranë tij duhet të ketë persona, të cilët duhet ta mbështesin atë dhe që ta shndërrojn­ë në konkret gjithë vështrimin strategjik. Besueshmër­ia e futbollit shqiptar në të gjithë Europën është ngritur mjaft, por për çudi, kjo ndihet pak në vetë Shqipërinë për shkak të xhelozive infantile dhe interesave personale aspak bindëse... Vendi është pranë ndryshimev­e të mëdha dhe kam mundur të konstatoj se ka njerëz, të cilët janë të gatshëm ta ndërmarrin këtë sfidë, njerëz kurajozë dhe shumë të motivuar, të cilëve unë u blatoj respektin dhe mirënjohje­n time. Kam gjetur në popull një dinjitet kryelartë dhe një krenari të pashkëputs­hme... Largohem duke marrë me vete respektin dhe mirënjohje­n e pakufishme për çka ata po bëjnë drejt zhvillimit...”

 ?? ?? Faqe e parë e gazetës “Sport Ekspres”, me titullin: “Shpërthim i Gazajevit: 4 gola në Moskë, 4 gola në Vollgë!” (Më parë Rusia kishte fituar në Moskë 4-2 kundër Irlandës.)
Faqe e gazetës ruse “Sport Ekspress”, me titullin: “Shqipëria synon 5-0!”. Dhe me nëntitulli­n: “Kështu deklaroi me shaka dje në mbrëmje kampioni i botës ‘82, trajneri i skuadrës shqiptare, Giuseppe Dossena, sapo mbërriti në Vollgograd”
Faqe e parë e gazetës “Sport Ekspres”, me titullin: “Shpërthim i Gazajevit: 4 gola në Moskë, 4 gola në Vollgë!” (Më parë Rusia kishte fituar në Moskë 4-2 kundër Irlandës.) Faqe e gazetës ruse “Sport Ekspress”, me titullin: “Shqipëria synon 5-0!”. Dhe me nëntitulli­n: “Kështu deklaroi me shaka dje në mbrëmje kampioni i botës ‘82, trajneri i skuadrës shqiptare, Giuseppe Dossena, sapo mbërriti në Vollgograd”
 ?? ?? RUSIA - SHQIPËRIA 4-1.
Një çast nga ndeshja me Edvin Muratin në ballë të fotos
RUSIA - SHQIPËRIA 4-1. Një çast nga ndeshja me Edvin Muratin në ballë të fotos
 ?? ?? VOLLGOGRAD 2002. Nga e majta: gazetarët Alfred Mane, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri, para një ndërtese të shkatërrua­r në Betejën e Stalingrad­it 1942
VOLLGOGRAD 2002. Nga e majta: gazetarët Alfred Mane, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri, para një ndërtese të shkatërrua­r në Betejën e Stalingrad­it 1942

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania