Panorama Sport (Albania)

Pinari: Përballje Superiore në Vlorë, por nuk mbyllet aty

“Shkojmë për ‘revansh’, kemi forcë të reagojmë”

- FATJON RUPI

DINAMO/ “Të tregohemi të zgjuar”, ka këshilla nga stafi

Pas fitores së thellë në Lezhë, Dinamo humbi befasisht me Apoloninë. Rezultat që i ka prishur llogaritë dhe vështirësu­ar ndjeshëm rrugëtimin drejt Superiores kryeqyteta­sve. E megjithatë, blutë nuk kanë në plan që të dorëzohen. Besojnë te reflektimi i shpejtë, madje që në Vlorë. Ndonëse e dinë që i pret një pengesë e madhe, mendojnë se do ta kalojnë Flamurtari­n. Këtë e thotë edhe Luan Pinari, numri dy i stolit të bluve. Ai e pranon që do të jetë përballje e vështirë, por nuk e quan as përcaktues­e. Enkas për “Panorama Sport” deklaron se skuadra ka forcë të reagojë, ndërsa paralajmër­on se për ngjitjen do të luftohet deri në minutën e fundit.

KORRIGJIMI I GABIMEVE

Teksa analizon atë që nuk shkoi si duhet kundër fierakëve, thekson se ka ardhur koha që të evitohen gabimet. “Ishte një ndeshje që në krahasim me atë të Lezhës ndryshon vetëm rezultati. Loja e skuadrës ishte edhe ndaj Apolonisë, por u bënë ato gabime individual­e, që e bënë ndeshjen gjatë gjithë kohës malore për ne. U gjendën dy herë në disavantaz­h dhe reaguam mirë dy herë, duke barazuar, por për fat të keq u ndëshkuam sërish. Nëse Dinamo do të kishte shënuar e para, do të ishte një tjetër histori dhe sot do të flisnim ndryshe. Megjithatë, nuk ka justifikim­e, duhet të ulim kokën dhe të punojmë që të rregullojm­ë ato gabime që kemi bërë. Nuk duhet të përsëriten në ndeshjet e mbetura”, u shpreh fillimisht 45-vjeçari.

GOLAT E PËSUAR

Dinamo është një skuadër që ka pësuar shumë në këtë kampionat, 19 gola, 8 më

shumë se Skënderbeu i vendit të parë. Ish-kapiteni sidoqoftë nuk kapet vetëm me mbrojtjen për këtë pjesë: “Po, është e vërtetë që pësojmë shumë gola. Një skuadër me pretendime nuk mund të pësojë kaq shumë gola dhe përveç sulmit më të mirë, duhet të ketë edhe mbrojtjen më të mirë. Kanë ndikuar faktorë të ndryshëm, por nuk duhet fajësuar vetëm mbrojtja për këtë gjë, sepse sulmohet si skuadër dhe mbrohet si skuadër”. “FINALJA” ME FLAMURTARI­N Zv.trajneri e vlerëson si shumë të rëndësishm­e 90minutësh­in e kësaj jave, por nuk mendon se gjithçka mbyllet aty sa i takon elitës. “Do të jetë një përballje rivalësh, e denjë për Superioren. E them me bindje se Flamurtari dhe Dinamo nuk e meritojnë të jenë në këtë kategori. Janë dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar. Ndeshja ka rëndësi të veçantë, por për mua nuk është se vendoset aty për elitën. Edhe nëse fitojmë apo humbasim, lufta për ngjitjen mbetet e hapur. Këtë e krijon vetë struktura që ka ky kampionat, pasi të gjitha skuadrat të përfshira në garë me objektiva të ndryshëm dhe që kanë nevojë për pikë në çdo javë. Për këtë them se do të luftohet deri në minutën e fundit. Duhet të tregohemi të zgjuar në Vlorë për ta kaluar me sukses ndeshjen. Flamurtari­n e respektojm­ë për vlerat që ka, por jemi Dinamo dhe shkojmë aty për të marrë më të mirën. Nuk mendojmë për ‘hakmarrje’ për humbjen e fazës së parë, por për revansh po. Synimi ynë është që të tregojmë vlerat më të mira dhe me më shumë kujdes dhe përqendrim të marrim pikët, që kanë më shumë rëndësi në këtë moment. Pastaj gara do të vazhdojë e fortë dhe siç kemi lënë pikë ne, mund të lënë edhe rivalët. Unë e ritheksoj se Dinamo ka forcë të reagojë dhe ne besojmë se në fund të do të jemi në Superiore, të vetëdijshë­m për vështirësi­të që duhet të kalojmë”, ka përfunduar Pinari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania